CIA: Plani sekret i misionit në Konispol në qershor ’55

0
122
Dokument i Shërbimit amerikan për operacionet “OBSIDIOUS”. “Grupi desantues përgatitej në baza sekrete në Greqi dhe trajtohej me flori dhe pajisje speciale”.
Ndoshta nje prej dokumentave me interesante te dala nga arkivi amerikan i Operacioneve Sekrete kunder Shqiperise Komuniste, dokumenti i sotem hedh drite per here te pare per nje nga ngjarjet me misterioze te Shqiprise se pas luftes. Data dhe vendodhja e Operacionit te pershkruar me shume saktesi ne kete dokument te Firmosur me emrin e koduar te CIA-s, KAPOK,  perkon me denimin e  Grupit te KOnispolit. Per denimin e nje sere funksionaresh komuniste me origjine nga Konispoli dhe fshatrat perreth eshte shkruar shume ne shtypin e dites. ka pasur shume hamendje dhe dyshime se denimi i komunisteve nga Cameria disa edhe komandante te formacioneve partizane ka qene nje tentative e Sigurimit te Shtetit per te percare komunitetin Cam. Edhe pse te denuar ne nje gjygj shume te bujshem per kohen  funksionaret e larte komuniste te Camerise gjithmone kane lene pas hije dyshimi se ky gjygj ka qene nje Operacion i kurdisur me qellim forcimin e diktatures komuniste.
Dokumenti i  Arkivit Amerikan te Operacioneve BGFIEND, sjelle sot per here te pare per publikun   nje prove te qarte se ne fakt dyshimi i Sigurimit te Shtetit se ne Konispol ka vepruar nje organizate spiunazhi e lidhur me Operacionet e CIA-s ka qene i drejte. Plani  Operacional i Oficereve te CIA-s ne Athine, pershkruan deri ne detaje te imta veprimi te agjenteve shqiptare te cilet penetronin territorin malor te Konispolit  per tu lidhur me rrjetin e zbulimit te ngritur me shume kujdes. Nuk ka asnje dyshim nga ky dokument por jo vetem se nje rrjet zbuluesish te trajnuar ne kurset speciale te CIA-s vepronin ne kete zone me synim lidhjen me personazhe me influence ne Qeverine Komuniste. Zbulimi i emrave te  koduar  te perfshire ne keto Operacione mund te beje te mundur zbardhjen e enigmes se gjate ne se njerzit e akuzuar si bashkepunetore te zbulimit Amerikan dhe atij Grek ishin te tille apo ishin njerez te pa fajshem. E megjithate dokumenti tashme i zbardhur per historianet e fushes mund te jete nje element i rendesishem per te rishkruar nga e para historine e asaj qe tashme njihet si Grupi Cam i Konispolit.

VIA   AIR                                           Dispatch No   SGAA-15892


Per: Shefin e SE                                  Data: 31.Maj.1955


Nga ( emri i fshire)


Subjekti: Operacionet


Specifikimet- Plani i MIsionit OBSIDIOUS.Qershor 1955


Ref:  1. SGAA 13850  29 janar 1955


Kerkese per Veprim:  1. KOmentet e Qendres si dhe telegram aprovimi per fillimin e MIsionit

  1. Aprovimi telegrafik per dhenie Floriri per Grupin Desantues



Permbledhje: 1.  RNDOLLAR dhe AIRBLOWN kane pranuar te kontaktojne AIPIGEON perseri. 2. Objektivat e Misionit jane per te kuptuar qellimet e AIPIGEON dhe per krijimin e komunikimit


  1. Periudha e infiltrimit datat 17-21 Qershor koha qe nuk ka hene
  2. Kalimi i kufirit dhe rrugetimi



Pershkrimi:


  1. Ne 29 Maj 1954, Grupi e PREMTJA kreu hyrjen e pare per Operacionin OBSIDIOUS. Grupi nuk mundi te kontaktonte agjentin tone kryesor AIPIGEON megjithese u kryen dy tentativa takimi. Ne heren e pare AIPIGEON mungonte nga shtepia e tij dhe Grupi u zbulua nga banoret ne tentativen e dyte per takim. ne 23.KOrrik te dy agjentet tane u infiltruan perseri kontaktuan dhe rekrutuan AIPIGEON si dhe vendosn nje vend shkembimi per informacionin dhe dolen jashte kufirit pa incidente. Infiltrimi i trete ne Dhjetor te 1954 sebashku me  agjentin AIRBLOW si rezerve per agjentin AIRBREAD, u krye ky infiltrim me qellim marrjen e informacionit nga vendi i fshehte i shkembimit.
  2. Pasi arritem ne konkluzione pas nje egzaminimi te kujdesshem si dhe marrje ne pyetje dhe LCFLUTTER, ne kemi rene dakort per vertetesine e raportit te Dhjetorit nga Grupi i MIsionit OBSIDIOUS. Tani po vazhdojme me planet per te derguar perseri agjentet tane RNDOLLAR dhe AIRBLOWN per te kontaktuar AIPIGEON perseri. Qellimi i tyre eshte per te percaktuar statusin e AIPIGEON ne se eshte i qendruseshem si dhe krijimin e nje komunikimi efektiv. Ne jemi te sigurte se RNDOLLAR nuk eshte pergjegjes per mungesen e kutise ne zonen e fshehte te shkembimit te informacionit si dhe per qellimin e tij per ti pare perpjekjet e tija te realizuara me sukses. Fakti qe RNDOLLAR eshte i gatshem per nje infiltrim tjeter flet qarte ne favor te sinqeritetit te tij dhe konfidences ne informacionin qe AIPIGEON mund te jape.
  3. E vetmja menyre per te shpjeguar humbjen misterioze te kutise se fshehte eshte te flitet me AIPIGEON si dhe te kembengulet per te bere te qarte ne se ai ka ndryshuar mendjen apo ka ngaterruar vendin e shkembimit. Po keshtu ne nuk mund te mos e marrim ne konsiderate faktin se ndoshta AIPIGEON nuk ka faj pasi ai mund te jete kapur apo mund te jete vrare.
  4. Sigurisht qe koha dhe rreziku per ndermarjen e ketij Misioni e justifikon kete ndermarje. Faktoret e rendesishem jane gadishmeria e RNDOLLAR si dhe perfshirja e AIRBLOW i cili ne mendojme se eshte komplet i lidhur me ne dhe jo nen influencen apo kontrollin e RNDOLLAR.


Objektivat e MIsionit:


  1. Objektivat e ketij Misioni do te jene:


  1. Te kontrollohet statusi i AIPIGEON si dhe deshira e tij per te vazhduar punen per ne.
  2. te krijohet nje linje komuniki e thjeshte efektive dhe e sigurte me AIPIGEON


Perpara se te kontaktohet AIPIGEON zona e fshehte e komunikimit duhet te kontrollohet. Ideja se ajo mund te kete dokumenta e ben kontaktin me AIPIGEON jo te domosdoshem.


Personeli


  1. RNDOLLAR, Kryetari i Grupit ka demostruar gjithmone kurajon e tij si dhe zotesine e tij ne permbushjen e MIsioneve. Inteligjenca dhe iniciativa e tij eshte raportuar edhe me perpara. Nuk ka asnje dyshim se misionet e tija kane bere te mundur permbushjen e cdo objektive. Sensi i tij i sigurise edhe pse i permiresuar nuk mund te konsiderohet me i mire se i agjenteve te tjere.
  2. ne 6 maj kur ishte ne Athine RNDOLLAR, u ankua tek ( emri i fshire) se ai nuk ndihej mire. ( emri i fshire) u soll ne Qender ku ai u egzaminua per cdo gje. RNDOLLAR u diagnostikua me hemorroide dhe ju rekomandua nje operacion. me aprovimin e ( emri i fshire) RNDOLLAR u dergua ne Kalami per te bere operacionin ne nje klinike. Operacioni ishte i lehte dhe kerkonte vetem 6 dite regjim shtrati. ( emri i fshire) e siguroi ( emri i fshire) se RNDOLLAR do te jete i gatshem me 1 Qershor per Misioni qe ai kishte planifikuar per te.
  3. AIRBLOW anetari i dyte i grupit u pergjigj ne menyre te shkelqyer kerkeses sone per to perfshire ne kete mision si ne minuten e fundit si zevendesim.  Perfshirja e tij edhe pse me nje minimum pregatitje eshte per tu lavderuar. Ai nuk eshte cunak por mjaft i pjekur mundohet te jete i balancuar ne ekip. Edhe pse 42 vjecar ai ka qendrushmerine dhe forcen e nje te riu.
  4. APIGEON eshte agjenti yne kryesor, eshte gjysem vella me RNDOLLAR dhe banon ne Konispol. ai eshte 45 vjecar dhe i martuar me nje grua shume te guximshme dhe besnike. ne 24 apo 25 Korrik AIPIGEON u kontaktua dhe u rekrutua nga RNDOLLAR.



Trajnimi.

Grupi do te filloje trajnimin ne 3 Qershor dhe do te kete 2 jane pregatitje si me poshte:


  1. pregatitje fizike ( not)
  2. pregatitje me arme
  3. aktivitetit klandestin


te dy anetaret e grupit kane pasur edhe me perpare pregatitje te konsideruesheme dhe ne fakt ky trajnim do te jete me shume nje lloj rifreskimi te kurseve te meparshme.


Selektimi dhe perdorimi i vendodhjeve sekrete te marrjes dhe dhenies se informacionit do te jene prioritare.


Pajisjet e bazes OBATLANTIS dhe te anijes klandestine M/V Poseidon do te perdoren per kete trajnim. Ky trajnim do te kryhet nga (emri i fshire) dhe ( emri i fshire). Perpara se grupi te niset per ne bazen OBATLANTIS nje egzaminim i kondicionit fizik do te kryhet nga doktori yne.


Intenerari dhe Programi


  1. Afati i Dates: periudha e kohes pa Hene arrin ne kohen maksimale ne 17-21 Qershor. ne kete periudhe kohezgjatja e erresires eshte diku rreth ores 9 cdo nate. ne biseden me RNDOLLAR ne e informuam ate se ne kishim perzgjedhur keto data dhe kerkuam opinionin e tij. Ai na tha qe ai nuk kishte asnje kundershtim per keto data dhe nuk shikonte ndonje problem operacional qe mund te ndikonte tek keto data.
  2. Kalimi i Kufirit: Grupi do te shoqerohet deri prane nje zone e njohur si SHEN THEODHORI (R406540) dhe nga ajo pike ata do te vazhdojne vetem.Duke u drejtuar ne drejtimin e Veri Lindjes do te arrine ne piken e kalimit te Kufirit ne piken R405546 perafersisht 30 minuta pasi te ndahen nga shoqeruesit. Ky vend kalim i kufirit eshte sipas informacionit me te fundit te zbulimit tone perpara infiltrimit.
  3. Udhetimi i brendeshem. Pasi te kalojne kufirin Grupi do te vazhdoje deri sa te arrijne prane shtratit te nje lumi ne piken R406565. Pasi te kalojne shtratin e Lumit do te vazhdojne deri prane nje Varri i lokalizuar ne piken R407571. Pasi gati 5 oreve ne kembe pasi kane lene shoqeruesit ata duhet te arrijne ne nje rruge mushkash e lokalizuar ne R408572. Pasi drejtohen ne Lindje dhe numerojne tre shtylla telefoni ata do te arrijne ne vendodhjen ku eshte kutia sekrete. Pasi te binden se ne kuti nuk ka dokumenta do te vazhdojne per te kontaktuar AIPIGEON. Nga zona e kutise sekrete pasi te kalojne nje burim ne R410575, Grupi do te vazhdoje drejt nje vendi te fshehte ne R436565 ku duhet te kalojne diten.
  4. Kontakt: Pasi te lene vendin e fshehte te  strehimit pasi te kete rene erresira grupi do te shkoje ne nje vend jashte Konispolit i njohur si FIKU I SHURIT. ne kete pike duhet te fshehin te gjitha pajisjet pervec armeve dhe municioneve. Do te ndjekin nje shteg paralel me rrugen kryesore ku do te afron tek Shtepia e AIPIGEON. AIRBLOW do te qendroje tek Porta e shtepise ndersa RNDOLLAR do te hyje ne shtepi. Sinjale ne rast rreziku do te perdoren ndermjet RNDOLLAR dhe AIRBLOW. Duhet te mbahet parasysh qe te mbarohen te gjitha porosite brenda nje takimi. Nje takim i dyte nuk duhet organizuar perves se ne rast te shume te rendesishem. Pasi te jene permbushur te gjita porosite Grupi duhet te kthehet nga e njejta rruge qe erdhi deri tek vendi sekret i fshehjes ne R436565 per te pritur deri sa te bjere nata. Grupi do te kthehet ne Greqi duke kaluar nga nje rruge paksa me ndryshe se pika e hyrjes dhe do te kalojne kufirin ne piken R404545.


Objektiva e Misionit: Prioriteti i MIsionit te grupit eshte si me poshte;


  1. Percaktimi i Statusit te AIPIGEON
  2. Konfirmimi i kontakteve te AIPIGEON dhe aksesi i tyre ne Tirane
  3. Permiresimi i zinxhirit te vendeve sekrete te kutive te informacionit
  4. Percaktimi i zonave te komunikimit ne rast emergjense transmetimi te informacionit
  5. Krijimi i sinjaleve per komunikim reserve


ne se shikohet se Kutia sekrete e informacionit ka dokumenta ateher pika a dhe b jane te nenkuptuara se funksionojne. Pikat c dhe d do te stabilizohen ne kontaktet ne te ardhmen. ne se duhet me patjeter te kontaktohet AIPIGEON te pese pikat jane te realizuara.


Komunikimi


persa i perket komunikimit ne rast emergjence, zyra operacionale ne terren beson se rekomandimet e bera ne pjesen e trete te SGAW 5805 ne 19 Gusht 1954 jane shume te mira dhe te pranueshme. Perzgjedhja e nje adrese banimi ne Shtetet e Bashkuara duket si me praktikja.  Nje nga objektivat paresore te RNDOLLAR ne kete Mision eshte qe te percaktoje konditat te cilat mund ta bejne kete komunikim per AIPIGEON te mundur dhe pa rrezik per pozicionin e tij.


Vendet dhe menyra e vendodhjes se kutive sekrete per momentin lene per te deshiruar. ne kete Mision vendet te reja duhet te perzgjidhen dhe menyra e funksionimit do te theksohet pergjate trajnimit. Pervec menyres se komunikimit me kutite sekrete dhe metodave te komunikimit ne raste emergjente nje metode rezerve duhet percaktuar ku nje person i panjohur nga AIPEGON mund ta kontaktoje ate ne menyre te sigurte.


Dokumentacioni dhe Menyrat e Fshehta


I gjithe MIsioni do te ndermerret ne te “ZEZE” dhe askush nuk do te kete dokumenta me vete. nuk do te kete kontakt me asnje person tjeter pervec se AIPIGEON


Pajisjet


Grupi do te jete i veshur me veshje sa me te ngjashme me banoret vendas. Veshja do te perfshije nje xhakete, veshje civile nje kaskete si dhe pantallona qillota te zeza prej leshi. Cizmet te bera me porosi ne Athine do te jene si ato qe perdoren ne zone dhe nuk duhet te lene asnje gjurme te vecante nga ajo e banoreve te vendit.


Armet do te jene nje Pistolete Schmeisser, granada si dhe Pistolete Mauser. Schmeisser kane provuar te jene me te sigurtat per Operacione penetrimi asi jane shume efektive ne fuqine e zjarrit si dhe jane te lehta. te gjitha grupet tashme jane bindur per efektivitetin e tyre perkundrej Pushkeve ne te tilla Misione.


Ushqimet do te jene racione te vogla te paketuara dhe do te jene me shume ushqim me energji te larte dhe vitamina. Do te perfshihen edhe cokollata, vitamina tablete, kuti mishi, biskota si dhe buke te fresket dhe djathe.


Siguria gjate Operacionit


ne paragrafin 4 ne referencen e dyte, QENDRA ka shprehur rezerva per sigurine e AIRVRED. ne jemi te pershtypjes se AIRBREAD vendosi te largohet nga ky MIsion ose se ka pasur frike ose se ka pasur grindje me RNDOLLAR. AIRBREAD nuk ka pasur dinjeni per zbulimin e AIKNAVE ne Misionin e pare prandaj nuk mundet qe te kene influencuar vendimin e tij. ne kohen e shkurter qe Grupi ka qene sebashku perpatra se AIRBREAD te refuzonte nuk kemi vene re ndonje problem. Prandaj ne jemi te mendimin se vendimi i tij ka te beje me shume me friken. Ky mendim vjen edhe nga fakti se AIRWISE e ka larguar AIRBREAD nga Grupi FIKU ne 1954 pasi ai kishte pasur dyshime ne kurajen e tij gjate perleshjes se Grupit FIKU me forcat e ndjekjes. Aktiviteti i AIRBREAD ne ishullin Paros eshte nen survejim te plote dhe cdo levizje e dydhimte raportohet tek ne nga BGCANTAR. AIRBRED eshte theritur nga kjo Zyre ne Athine per te raportuar prane ICEM zyres se emigracionit per ne Australi. Ai e di se ne po e ndihmojme per largimin e tij drejt Australise.


Duke mos dashur te evidentojme interesimin tone per Konispolin tek AIKNAVE jemi munduar te mos e kontaktojme direkt. Indirekt i kemi percjelle mesazhin se ne se ai do te vazhdoje te flase per punet qe ka bere per Amrikanet do te kete pasoja shume te renda. Qe nga ajo kohe nuk ka asnje indikacion se ai ka folur mbi kete ceshtje.


ne pergjigjie te kerkeses se QENDRES ne paragrafin 7 te references se trete mbi informacionin e Identitetit 1 gruaja e AIPIGEON si me poshte eshte informacioni i dhene nga RNDOLLAR


MOsha  42 vjec


vendlindja  konispol


vendbanimi Konispol


Okupacioni shtepiake


Per gati 5 vjet SUBJEKTI ka jetuar vazhdimisht ne KOnispol ne shtepine e AIPIGEON. Ajo ka bere udhetime te jo te vazhdueshme dhe te shkurtera ne Tirane, Delvine dhe Gjinokaster. vemendje eshte drejtuar ne komentet e SUBJEKTIT ne raportin e SGAA 11239 KAPOK ( emri i koduar i CIA-s) 2775. 14Gusht 1954



Bashkangjitur ne dokument te vecante


Emri i Identitetit 1


Firma


27.maj.1955


Per:

WASH w/att

Vital Dokument w/att

Chrono

XO w/att

OBOPUS

 

Nga, Auron Tare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu