Ç’ndodhi në Londër

0
421

Bota e shikoi Londrën me habi afashinante. Vendet e tjera e kishin parë gjithmonë Britaninë si vend me rregull, për t’ia pasur lakmi, që i bindet ligjit – së paku krahasuar me shumë nga fqinjët kontinentalë. Ky imazh paqësor është arsyetuar vetëm pjesërisht: trazirat infektuese kishin ndodhur edhe më parë, në mënyrë tipike gjatë verës, përfshirë vitet ’80. Kësaj radhe, megjithatë, kompleksiteti i trazirave është i ndryshëm nga ato të mëhershmet. Trazirat e shumëfishta këtë javë i kanë disa gjëra të përbashkëta: vjedhjen, zjarrvënien, sulmet kundër policisë, por ato u shtrinë në vende, raca, mosha dhe gjini të ndryshme. Raca nuk ishte çështje definuese, sikur që ishte në shumë trazira në vitet ’80. Njëri nga ata që të parët u paraqitën në gjykatë për vjedhje, ishte një asistent mësimor, 31-vjeçar, që vështirë se i përngjan huliganit. Kjo bëri që politikanët t’i projektojnë aryetimet e veta për këtë kërdi. Për disa në të majtë, fajtore ishin shpenzimet publike qeveritare. Kësaj pikëpamjeje i shkonte për shtati edhe mbështetja sipërfaqësore, nga fakti se shpërthimet e viteve ’80 kishin ndodhur gjatë “shkurtimeve Theçërike”. Por, kjo ende është një fantazi e zvarritur. Për dallim nga trazirat në Britani në vitet ’80, në Los Angeles më 1992, ose në Francë në vitin 2005, këto nuk ishin hapur politike ose racore. Por, përgjigjja nga e djathta se ky është kriminalitet i pastër dhe i thjeshtë – dhe nëse synohet shpjegim më i thellë, është arsyetim për keqbërësit – është po ashtu e gabuar. Qartazi ekziston një lloj i njerëzve të rinj në Britani, të cilët ndjejnë se kanë pak ose aspak ndikim në të ardhmen e vendit ose të tyren. Barrierat, ndjenja e pashmangshme e të vepruarit drejt dhe gabueshëm, shqetësimi për punën e tyre, perspektiva arsimuese dhe fajësia, që i parandaluan shumë të rinj nga vërsulja, duket se nuk kanë ekzistuar në mendjen e atye që morën pjesë në trazira. Britania duhet të përpiqet ta kuptojë përse kjo është kështu. Trazirat ishin gjë e keqe për ekonominë britanike, që tashmë ka probleme. Ato ishin rrënuese për njerëzit – shtëpitë dhe bizneset e të cilëve ishin dëmtuar ose shkatërruar. Ato e kanë nxirë imazhin e Britanisë në mbarë botën.

 

“The Economist”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu