Dalin rezultatet e para zyrtare, ja sa vota ka marrë Reka (Foto)

0
160

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti.

Nga 9.21 përqind e votave të përpunuara, Blerim Reka ka marrë 16.9 përqind (10145 vota), Gordana Siljanovska ka marrë 37.68 përqind (22626 vota), ndërsa Stevo Pendarovski ka marrë 41.50 përqind (24916 vota), njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 3.92 përqind ose 2355 janë fletvotime të pavlefshme.

Blerim Reka është në avantazh në Strugë, vend në të cilin për momentin Reka numëron, 1.671 vota, kurse prapa tij, është Stevo Pendarovski i cili numëron, 1.425 vota. Kurse kandidatja Gordana Siljanovska Dafkova, numëron 701 votë.

Në Gostivar, kandidati i përkrahur nga opozita shqiptare sipas rezultateve të para, numëron 3.451 votë, kandidati i shumicës qeveritare, Stevo Pendarovski në Gostivar, numëron 2.385 vota kurse kandidatja e VMRO-DPMNE-së 1.492 vota.

Në Likovë, kandidati Blerim Reka për momentin, numëron  1.115 vota. Stevo Pendarovski  numëron 811 vota. Gordana Siljanovska – Dafkova ka marrë vetëm 3 vota.

Në Haraçinë, kandidati i përmbajtur nga opozita, numëron  1.271 vota, Stevo Pendarovski numëron 811 vota, kurse Gordana Siljanoska Dafkova ka marrë 15 vota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu