Danaj: Kombi shqiptar nuk është “kurbani” i Ballkanit

0
306

Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koco Danaj, në një deklaratë për shqiperianatyrale.com, është shprehur kundër planeve, platformave, tezave që po qarkullojnë në Bruksel dhe që synojnë “kubanizimin” e kombit shqiptar gjoja për të ruajtur statukuonë në rajon. Sipas Danaj: Fuqitë e mëdha europiane të cilat para një shekulli, e më vonë krijuan federate e shtete artificiale në rajon, e bënë këtë duke bërë “kurban” kombin shqiptar. Ato me të drejtën e forcës, me teritore shqiptare ngritën dhe krijuan shtete artificiale ballkanike. Këto zëra po dëgjohen edhe tani kur po flitet për bisedime Prishtinë-Beograd. Për të bindur Sërbinë, gjoja për të qetësuar rajonin, në Bruksel është hartuar plani i autonomisë së veriut të Kosovës. Diplomati i njohur, Stefan Lehne e bëri të qartë një gjë të tillë.
Danaj u shpreh se kjo mënyrë e zgjidhjes së problemneve rajonale nga Brukseli, nesër mund të kthehet në Bumerang për vetë Brukselin. Kombit shqiptar i thuhet se nuk mund ti marrësh teritoret shqiptare në Luginë të Preshevës, sepse ‘destabilizohet” Sërbia! Nuk mund ti marrësh teritoret shqiptare në Maqedoni se gjoja “destabilizohet” Maqedonia. Nuk mund të lejojmë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë se ‘destabilizohet” rajoni. Nuk mund të hapim dosjen e Camërisë etj sepse destabilizohet Greqia! . Pra kombi shqiptar në mëndësinë e Brukselit, qënka i destinuar të jetë “kurban” i Rajonit, i destinuar të coptohet për të ruajtur rajonin.
Danaj vazhdoi se kemi të bëjmë me një mëndësi tipike kolonialiste, me të cilën shqiptarët tashmë masivisht nuk janë dakord. Ata paqësisht po kërkojnë të bashkohen, ata paqësisht kërkojnë dhe refuzojnë statusin e “kurbanit” . Sa më shpejt të dëgjohet ky zë në Bruksel, aq më mirë do të jetë për paqen rajonale dhe Europiane. Ndërsa , vazhdimi me mëndësinë e “Kurbanit” rrezikon destabilizimin e rajonit, por edhe të vetë Brukselit. Në kohën e sotme, “tërmetet” e periferisë që quhet ballkan ku kombi shqiptar konsiderohet “kurban” i tij, mund të jenë aq të forta, sat ë shkatërrojnë edhe “gratacielet” e Metropolit të quajtur Bruksel. Shqiptarët refuzojnë “statusin e Kurbanit” , ata duan statusin e shtetit komb. Brukseli demokratik duhet ti ndihmojë, ndërsa Brukseli racist, me përbuzjen që po tregon deri tani, po përgatit destabilizimin e nesërm të rajonit dhe të vetë Europës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu