Daniel Serwer: Prezenca e UNMIK-ut, dobson Sovranitetin e Kosovës

0
102

Daniel Serwer ka analizuar mundësinë e largimit të UNMIK-ut nga misioni i tij në Kosovë.

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer ka analizuar mundësinë e largimit të UNMIK-ut nga misioni i tij në Kosovë.

Ai ka thënë se tërheqja e UNMIK-ut nga Kosova pa një marrëveshje finale për statusin me siguri se do të kërkojë një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Por, ajo do të varej nga vota e Rusisë.

“Kjo iniciativë është pjesë e strategjisë amerikane për zvogëlimin e misioneve nga Kombet e Bashkuara”, deklaroi ai për Radio Evropa e Lirë, transmeton lajmi.net.

“Misioni i UNMIK-ut është mision pa fuqi ushtarake. Unë as nuk e di sa është numri i stafit të misionit të UN-it në Kosovë, por nuk besoj se është ndonjë numër i madh. Megjithatë, SHBA, në princip, mundohen t’i kufizojnë këto misione ku do që kanë mundësi. A është e mundur që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova pa një marrëveshje përfundimtare për statusin, mendoj se po, mirëpo me siguri do të kërkonte një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e atje Rusia do ta kontrollonte përgjigjen po apo jo”, shtoi ai.

“Andaj, mendoj se amerikanët do të mundohen ta zvogëlojnë numrin e pjesëtarëve dhe buxhetin e Kombeve të Bashkuara, por nuk e di numrin e anëtarëve e as buxhetin kështu që nuk mund të them se si do të përfundojë”, u shpreh Serwer i cili nuk befasohet që Beogradi e kundërshton tërheqjen e UNMIK-ut sepse prezenca e Kombeve të Bashkuara është në një formë dëshmi për Serbinë në lidhje me sovranitetin e saj në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu