Dehari pyeste: Nëse ne nuk e ndërtojmë shtetin tonë kush duhet ta bëjë?

0
326
Arbnor Avni Dehari: Nje jete te re ne sherbin te Atdheut
Arbnor Avni Dehari: Nje jete te re ne sherbin te Atdheut

 

Në një dokumentar me autor Adnan Asllani të punuar me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2010 si shembuj të personave që janë kthyer nga Zvicra për të jetuar në Kosovë flasin Avni Dehari dhe dy djemtë e tij Arbënor Dehari dhe Astrit Dehari.

Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999, e kryefamiljari AvniDehari është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në “Zëri i Kosovës”.

Tragjikisht një ditë më parë ndërroi jetë djali i tij Arbënor Dehari, i cili në një dokumentarë të realizuar dy vjet pas pavarësisë, bashkë me babain e vëllaun flasin për arsyet e kthimit të tyre në Kosovë.

Arbënori thoshte se dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh .

“Dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh nëse dëshirojmë ta bëjmë krahasimin në aspektin e kushteve të jetesës, por nëse ne të rinjtë nuk punojmë këtu për të ndërtuar këtu shtetin kush duhet ta bëjë.”, ishte shprehur ndër të tjera në këtë dokumentar Arbënor Dehari.

Edhe vëllai i tij, AstrtiDehari, është shprehur se nuk mund të paramendojë të jetoj në Zvicër, përveç në vizitë apo për pushime që thotë se mund ti kalonte atje.

E AvniDehari thotë në këtë dokumentar se është kthyer menjëherë në vitin 1999 së bashku me vajzën, ndërsa një vit më vonë i janë kthyer Gruaja me dy fëmijët e tij, Arbënor Dehari dhe Astrit Dehari.

Ai e ka lënë Zvicrën për t’u kthyer në Kosovë dhe me u përballë me sfidat që do t’i ketë Kosova. Në Zvicër ka punuar së bashku me bashkëshorten.

“Në aspektin financiare kemi pasur gjendjen shumë të mirë dhe kushte me të mira në Zvicër, as që kemi pritur t’i kemi dhe këtu as që mund ti kemi kushtet si në Zvicër, por dashuria për atdhe ka qenë arsyeja kryesor që jemi kthyer. Edhe sikur gjithë Zvicrën të na kishin falur nuk e kishim ndryshuar mendimin”, thotë AvniDehari.Arbënor Dehari humbi jetën tragjikisht dje rreth orës 09:30, duke rënë nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte. Ai ishte aktivist i Vetëvendosjes që nga formimi i saj, si anëtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më poshtë mund të shihni pjesë nga ky dokumentar . Dokumentari është realizuar në gjuhën Gjermane, në dialektin zviceran.
[youtube url=”http://www.youtube.com/watch?v=bA4b5WlKyiM” width=”560″ height=”315″]

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu