Deklarata e dëshmitarit të Hagës, për liderët ushtarakë dhe politikë të UÇK -së? (Dokument)

0
366

Deklarata

Si u largua nga Kosova dëshmitari i Hagës dhe çfarë thoshte ai për rrëmbimin nga UÇK-ja?

Ish-punëtori i Policisë serbe, Hamz Hajra, në dëshminë e tij për hetuesit Tribunalit të Hagës, ndër të tjera kishte treguar edhe për përpjekjet e tij për t’u larguar nga Kosova për në Maqedoni.

Ai kishte treguar se si kishte planifikuar që të ikte me tren, ndërsa shpjegon arritjen e tij në Maqedoni.

Më pas kishte dëshmuar edhe për vrasjen e vëllait të tij nga Policia serbe.

Hajra në rrëfimin e tij për hetuesit e Tribunalit kishte treguar se si pas arritjes në Maqedoni në natën e 31 majit, ishte rrëmbyer nga UÇK-ja, transmeton Parrotlla.net.

Dëshmia e tij është kjo:

“Unë shkova në Breg të Diellit #14. Por, nuk kam qenë në ndërtesën e saktë, ka qenë një ndërtesë tjetër me #14. Dera tashmë ishte e thyer. Unë hyra brenda. Banesa ishte e zbrazët. Dhe ne qëndruam aty. Ne nuk e kemi kontaktuar familjen e Tabe Krasniqit.

Ne kemi qëndruar në Breg të Diellit vetëm një natë. Unë kam folur me Shefqet Bytyqin, ai jetonte në një shtëpi në Dragodan. Unë nuk e di adresën, por e di se cila shtëpi është ajo. Kisha mundur ta gjej prapë. Unë kam qëndruar aty deri me 23 maj. Me 23 maj unë jam larguar me familjen time dhe Shefqete Bytyqin me tren për në Maqedoni. Unë kam pasë leje që të marrë veturën time deri në kufi. Unë e kam përgatitur një plan që të shkoj me tren dhe nëse serbët më ndalin në tren do t’ju thosha që po shkoj vetëm deri në kufi dhe pastaj zbres nga treni. Por ata nuk më kontrolluan dhe unë arrita në Maqedoni.

Unë nuk kam qenë në Gllogovc me 1 maj 1999. Po të kisha qenë aty kisha mundur të shpëtoj vëllain tim. Vëllain tim e vranë në Shavarina. Ata e kanë mbajtur një grup në xhami një ditë, dhe atëherë I kanë dërguar në Shavarina. Janë vrarë shumë njerëz, në mesin e tyre edhe vëllai im. Të tjerët I kanë dërguar në stacion të trenave në Gllogovc. Po të kisha qenë aty do të kisha mundur të shpëtoj vëllain. Do t’i kisha thënë Perës ‘ai nuk është në UÇK, ai është vetëm një njeri’ dhe do ta kisha shpëtuar. Do të tjerë nuk do të kisha mundur t’i shpëtoja.

Unë nuk kam mundur as të thërras, sepse telefonat nuk punonin. Njerëzit kanë gënjyer dhe kanë thënë që unë kam qenë aty. Më besoni që nuk kam qenë aty.

Ata janë serbë. Edhe nëse më kanë pëlqyer, tani nuk mund të më pëlqejnë sepse më kanë vra vëllain. Unë nuk kisha thënë që me dhunë më kanë shtyrë të bëj diçka. Unë kam qenë përgjegjës për të kryer punë dhe jam paguar për atë punë dhe kjo ishte puna ime. Punë normale. Kur i kanë thyer dyqanet, unë kam shkuar dhe i kam hetuar këto gjëra.

Unë i kam rrahur hajnat kur nuk e kanë treguar të vërtetën, por unë nuk kam rrahur njerëz të rregullt.

Unë kam shkuar në kampin e refugjatëve me 23 maj. Unë i kam shkruar Kryqit të Kuq për bashkim me familjen time. Unë kisha dëgjuar që familja ime ka shkuar në Maqedoni., kjo ishte arsyeja e vetme pse shkova atje, sepse dëgjova që ata që i kisha lënë në Gllogovc janë aty. Ata i kishin dërguar me dhunë me një autobus prej Gllogovcit për në Maqedoni. Më kujtohet dita kur jemi larguar ka qenë e diele. Unë isha shumë i frikësuar dhe gruaja ime më tha ‘hajde po shkojmë në Maqedoni’. Ne kemi shkuar në Bllacë një apo dy net dhe pastaj në Stankovec. Anëtarët tjerë të familjes sime ishin në Çegran.

UÇK-ja më ka kidnapuar nga tenda ime në Maqedoni. Sa më kujtohet mua, me 31 maj në mes të natës. Ata kanë hyr në tendën time. Unë i njoh ata, i kam emrat e tyre. Njëri prej tyre I cili ishte nga Prishtina, Agim Leci, ma tregoi emrin e tij. Ai tha që është polic i UÇK-së. Nugi Gashi, nuk e di prej nga është ai, ndoshta nga Gjilani. Edhe Edi nga Prishtina”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu