Deklarata e pazakonshme e Haradinajt: Edhe nëse i hekim 20 kusheri, nuk ndryshon gjendja me vende të punës

0
175

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka dhanë nji deklaratë jo të zakonshme sot në takim me strukturat e AAK’s në Ferizaj.

“Kemi kërkuar edhe në Amerikë punësim sezonal, me i çu motrat medicinale sepse i kemi njerëzit pa punë, ne e kemi ditë që nuk arrijmë kaq shpejtë me i çelë vendet e punës për krejt në Kosovë, edhe nëse i heqim nja 20 kushëri që i kemi shti, a të familjes, a disa shokë, prapë nuk është që ndryshon gjendja me vende të punës, ajo nuk është porosi e shëndetshme. Unë i kam lyp këto viza, është meritë e punës që e kam bërë me këtë qeveri me na çelë vizat e punës”, tha ai.

Simbas tij, edhe nëse i hekin 20 kusheri, nuk ka me ndryshue gjendja me vendet e punës në Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu