Deklarata e Thaqit – skandaloze e luftënxitëse!

0
419

Hasha

“Njerëz qyqarë që u larguan me bisht ndër shalë”, kështu iu është referuar zv/kryeministri Hashim Thaqi, pjesëtarëve të opozitës dhe atyre që morën pjesë në protestën e së mërkurës, raporton KTV.

Nga analistë e qytetarë deklaratat e tij janë quajtur si skandaloze dhe luftënxitëse.

Petrit Zogajt ka thënë se deklarata e Hashim Thaqit është ftesë për mejdan.

Skandaloze dhe luftënxitëse këto deklarata të zv/kryeministrit Thaqi i quan edhe analisti Imer Mushkolaj.

Ndërkaq, partitë opozitare e kanë quajtur fyese dhe ofenduese deklaratën e Hashim Thaqit, duke thënë se ky i fundit i ka fyer qytetarët që iu bashkuan protestës.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, edhe një herë u ka bërë thirrje krerëve të opozitës që t’i kthehen punës në Kuvend dhe aty t’i diskutojnë të gjitha çështjet.

“Kërkoj nga krerët e opozitës që të mos veprojnë edhe më tutje në këtë formë, por të kthehen në Kuvend”, ka thënë Mustafa, në mbledhjen e qeverisë.

E zëvendësi i tij, Hashim Thaqi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kërkuar që të hapet një etapë e re e dialogut me opozitën, që sipas tij, të ecet përpara së bashku.

Por liderët opozitarë Haradinaj e Limaj kanë thënë se qytetarët nuk dëshirojnë të vazhdojnë ta tolerojnë shkeljen e Kushtetutës dhe indiferencën ndaj integritetit territorial, keqqeverisjen, nepotizmin, korrupsionin dhe papërgjegjësinë institucionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu