Dënohet koordinatori i PDK-së për blerje te Votave, me vetem 700 €

0
91

“Dënimi është marrë pas propozimit të prokurorisë me arritjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë me të pandehurin. Gjykata e ka aprovuar propozimin e prokurorisë në marrëveshjen e arritur për pranimin e fajësisë nga i pandehuri.  Gjykata me aktgjykimi ka vendosur dënim unik me gjobë prej 700 eurove”, tyregoi Sharraxhiu për KALLXO com.

KALLXO.com shkroi dje për aktakuzën ndaj Avdullahut, i cili sipas prokurorisë në ditën e zgjedhjeve ishte kapur me 6 fletëvotime, ndërsa kishte këshilluar votuesit të votonin për subjektin që përfaqësonte.

“Me datën 11.06.2017 rreth orës 12:30 në Pejë në Qendrën e Votimit në shkollën fillore “Asdreni”, si person zyrtar dhe atë si koordinator i vëzhguesve të partisë së PDK-së ka keqpërdorur pozitën detyrën zyrtare dhe autoritetin e tij, duke këshilluar votuesit që të votojnë në favor të partisë së tij”, thuhet në aktakuzë.

Aktakuza më tutje sqaron se Lahë Avdullahu ia kishte dhënë një fletëvotim ku ishte i rrumbullakësuar numri i Koalicionit PAN dhe disa nga kandidatët e tij.

“I pandehuri takohet me dëshmitarin Nuhi Maloku në banjon e shkollës së Asdrenit  ku i pandehuri dëshmitarit ia jap një kopje të fletës se votimit të rrumbullakuar me numër 12 të subjekti dhe nr 1,5,13,21dhe 106 të deputetëve”, sqaron aktakuza.

Në aktakuzë më pas tregohet se këto veprime ishin vërejtur nga drejtoresha e shkollës dhe vëzhguesi i LDK-së në këtë shkollë.

“…pasi hetohet nga vëzhguesi i LDK-së Adnan Gjikolli dhe drejtoresha e shkollës Agime Lajçi, i njëjti ndalohet dhe arrestohet nga policia, ku në çantën e tij hetuesit i gjejnë dhe sekuestrohen 6 kopje të paplotësuara të fletës së votimit, kurse dëshmitarit Nuhi i gjejnë kopjen e fletëvotimit të rrumbullakuara me numrat e lartcekur”. thuhet në aktakuzë.

Dje Gjykata në Pejë dënoi edhe Ranko Zddravkoviqin nga Gorazhdeci, pasi atij i ishin gjetur 32 fletëvotime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu