Deputeti gjerman para plot 5 vitesh kishte kundërshtuar krijimin e komunave me shumicë serbe

0
109

Ish-deputeti gjerman në Parlamentin Evropian Bernd Posselt, para plot 5 vitesh kishte kundërshtuar krijimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke thënë se kushtetuta e Kosovës dhe Pakoja e Marti Ahtisaarit ofrojnë të drejta të shkëlqyeshme për komunitetin serb.

“Mendoj se baza kushtetuta është shumë e mirë, përfshirë edhe planin e Ahtisarit për të drejtat e shkëlqyeshme të pakicave. Kur unë shkoj në Serbi ata flasin për të drejtat e pakicave, mirëpo ato atje nuk ekzistojnë. Unë e njoh shumë mirë Luginën e Preshevës, ku nuk ka të drejta të pakicave, mendoj se nuk na duhen standarde të dyfishta, ne kemi nevojë për standarde të njëjta për serbët në jug të Kosovës, për serbët në veri të Kosovës, por edhe për shqiptarët në Serbi”, kishte thënë Posselt në një mision debatues të Newstv.

Sipas Posselt, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur shtetësinë e Kosovës.

Në prill të këtij viti janë mbushur pesë vjet që kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Në Bruksel marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komuave me shumicë serbe, ku një ndër pikat thotë se strukturat e Asociacionit do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, Asambleja, Këshilli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu