Deputeti i LDK-së që pësoi nga mandati i 32-të i Vetëvendosjes

0
71

Pas numërimit të votave të mërgatës dhe atyre me kusht, Lëvizja Vetëvendosje arriti të sigurojë 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës, duke lënë pas koalicionin LDK-AKR-AL, me vetëm 29 deputetë.

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi bëri të ditur se mandati i 32-të për Vetëvendosjen ia pamundësoi Naser Osmanit të LDK’së që të bëhet deputet.

“Mandati i 32-të ka vlerë të dyfishtë. Në njërën anë u mundësua nga mërgata, e në anën tjetër u pamundësua Naser Osmani si deputet!”, shkruan Rrustemi në Facebook.

Osmani ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, mandatet e kaluara

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu