Deshmitari A

0
94

Prishtinë, 1 dhjetor – Shaip Muja ishte interesuar të dinte se ku ndodhej procedura e licencimit të klinikës “Medicus”. Interesimin ia kishte shfaqur njeriut të parë të Shëndetësisë – Alush Gashit.

“Më kanë shkruar nga klinika dhe po interesohen të dinë se pse po vonohet licencimi për urologji”, i kishte thënë Shaip Muja Alush Gashit në vitin 2008. Gashi në atë kohë ishte ministër i Shëndetësisë, e Muja këshilltar i kryeministrit Thaçi për shëndetësi.

Këtë “sekret” nga ajo drekë e ka zbuluar vetë Gashi të mërkurën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Aty ka dëshmuar për klinikën “Medicus” në kuadër të seancave që po zhvillohen për pranueshmërinë e provave. Mbrojtja e të akuzuarve po kërkon që provat e mbledhura të mos pranohen, sepse sipas tyre janë mbledhur në mënyrë të paligjshme pa vendim të gjyqtarit, ndërsa prokurori po kërkon që ato të pranohen, sepse janë mbledhur në kushte të shpejta nga Policia.

“Ne kemi biseduar me këshilltarin e kryeministrit, Shaip Muja, të cilit i është drejtuar ‘Medicusi’ pse është vonuar kaq shumë licenca. Mua ma ka përcjell këtë: të lutem shiko ku ka mbet ajo çështje. Ne me Mujën kemi biseduar shpesh për shumë çështje. Ka qenë komunikim normal. Nuk më ka pyetur për raste të tjera specifike”, ka thënë Gashi, duke sqaruar kështu bisedën me deputetin aktual, Shaip Muja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu