Dëshmitarja Turkoviq: Kelmendi ia dorëzoi paratë vrasësit të Ramiz Delaliqit

0
291

Naser Kelmendi

Seila Turkoviq ka thënë të mërkurën në gjykatë se ishte e pranishme në takimin ku Naser Kelmendi bashkë me Fahrudin Radonçiqin e Ekrem Lekiçin kishin mbledhur paratë për të paguar vrasësin e Ramiz Delaliqit.

Turkoviq është dëshmitare e Prokurorisë dhe është nën mbrojtje të policisë për më shumë se një vit, shkruan sot Koha Ditore.

Në kohën kur kishte ndodhur vrasja, në vitin 2007, ajo punonte si prezantuese dhe gazetare në “Dnevni Avaz”. Në aktakuzën boshnjake përmendet si pjesë e bandës së Kelmendit.

Është po ashtu gruaja e Ziad Turkoviqit, një kriminel i dënuar në Bosnjë me 45 vjet burgim. Ai kishte thënë në gjykim se kishte provuar ta vriste Naser Kelmendin.

Gjatë dëshmisë të mërkurën, Turkoviq ka thënë se derisa punonte në “Dnevni Abaz” ishte në njëfarë mënyre “dora e djathtë” e Radonçiqit dhe kishte marrë pjesë thuajse në secilin takim të rëndësishëm të tij me persona të ndryshëm.

Ajo ka përmendur para trupit gjykues shumë detaje rreth organizimit të vrasjes së Delaliqit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu