“Dëshmitë e të arratisurve nga Hasi që janë burgosur në Jugosllavi”

0
98

Në dokumentet që botojmë sot, të ardhura nga arkivi i deklasifikuar amerikan mbi operacionet klandestine të CIA-s 1949-1955 kundër Shqipërisë komuniste, mund të shikojmë disa të dhëna me shumë interes. Këto dokument vazhdojnë të ndriçojnë më mirë aspekte të veçanta të operacioneve sekrete kundër regjimit të Enver Hoxhës. Në dokumentin e parë kemi të dhëna me mjaft interes, të marra nga interrogimi i një prej grupeve klandestine të sapodala nga Shqipëria. Grupi “Pisha”, i hyrë në Shqipëri nga kufiri me Jugosllavinë ishte një grup i stërvitur nga oficerët e CIA-s amerikane. Hyrja e këtij grupi në Shqipëri nga kufiri me Jugosllavinë vjen pas një marrëveshjeje të ndërmarrë nga të dyja shërbimet, ato amerikane dhe jugosllave, pas vitit 1951. Por, duhet theksuar se amerikanët mbanin në kontroll të gjitha grupet, edhe pse jugosllavët përpiqeshin për t’i infiltruar ato me shqiptarë të rekrutuar prej tyre. Ashtu si shumë grupe të tjera që hynin në Shqipëri, edhe grupi “Pisha” ka pasur një sërë objektivash të caktuara. Megjithatë, interesant është fakti se përse oficeri përgjegjës i operacionit ka shënuar se informacioni i është marrë një prej anëtarëve të grupit pas një këmbënguljeje të tij. Informacioni i ardhur nga ky person, në dukje shumë normal për një anëtar të një grupi diversionist, i cili ka qëllim nxjerrjen e informacioneve sekrete, sjell një listë emrash, të cilët mendohet se janë burgosur nga autoritetet jugosllave. Kundërshtarë të regjimit komunist, ata janë burgosur nga jugosllavët.

Përse kjo listë emrash kundërshtarësh të regjimit të Hoxhes duhej t’u jepej oficerëve të CIA-s pas një insistimi të tyre? A nuk do të ishte e udhës që grupi “Pisha” të kishte si objektiv shpëtimin e këtyre kundërshtarëve të Hoxhës nga kthetrat jugosllave? Çdo zbulues e ka të vështirë të mos ngrejë dyshime për motivet e vërteta të agjentit të tyre në dhënien e këtij informacioni shumë normal për një rrjet agjenturor. Por, hezitimi i tij i theksuar nga oficeri amerikan ngre pyetjen: A mos vallë anëtari i grupit “Pisha” të ketë dashur të infiltrojë midis listës së tij agjentë të Sigurimit shqiptar, të cilët mund të ishin dërguar me një mision sekret nga Shqipëria? Ndoshta ky dyshim mund të marrë përgjigje nga arkivat akoma të padeklasifikuara të Shërbimit shqiptar, megjithatë deri atëherë, dokumenti i botuar sot mund të shikohet me kërshëri si një dritare e vogël, nga ku mund të hidhet një vështrim i zbehtë në errësirën e të panjohurave të atyre viteve. Një tjetër informacion i dalë nga ky dokument është lista e plotë e anëtarëve të Komitetit të Lidhjes së Prizrenit një organizatë e krijuar dhe e financuar nga UDB-ja Jugosllave, si një mundësi për të kontrolluar të gjithë aktivitetin e shqiptarëve anti-Hoxha. Lista, e cila do të botohet numrin që vjen, ka në krye edhe personin e përmendur në dokumentin e CIA-s, Lutfi Spahiun nga Prizreni, një prej anëtarëve më aktivë të kësaj organizate në mbrojtje të synimeve dhe planeve jugosllave kundër Shqipërisë së asaj kohe.

MEMORANDUM: 14 KORRIK 1952

Subjekti: Marrja në pyetje e grupit “Pisha”. Pjesa IV e operacionit BGFIEND Për: (emri i fshirë) Nga: (emri i fshirë) Informacioni i mëposhtëm u dha nga “Pisha e Vogël” në pjesën e fundit të seancave të marrjes në pyetje, pas kërkesave të përsëritura.  1. Personat e mëposhtëm janë larguar nga Shqipëria komuniste dhe kanë kaluar në Jugosllavi. Ata janë burgosur nga jugosllavët si të burgosur politikë. 1. Mehmet Ali Bajraktari Has 2. Rexhë Ali Bajraktari Has 3. Sadri Ali Bajraktari Has 4. Skënder Ymer Bardhoshi Quke 5. Rexhë Hasoni Golaj 6. Halit Osmani Luma 7. Ali Haliti Luma 8. Baftjar Doda 9. Bilal Kola 10. Ndrec Sufi, me një grup prej 15 ndjekësish 11. Mark Biba dhe Gjin Gjeta, me 24 ndjekës Nuk dihet se cilët jetojnë ende, por dihet se të gjithë janë futur në burg si të burgosur politikë nga qeveria jugosllave. Emrat e mëposhtëm janë futur në burg pasi kërkonin të arratiseshin nga Jugosllavia. Pjeter Gjoni Fuat Zamimi Sadik Kolgjini.

1.Informatorë të armatosur në Shtiqën (Kukës) Popullsia në Shtiqën.
Nuk dihet numri i saktë, megjithatë nga informatorët tanë mendojmë se popullsia e armatosur në Shtiqën nuk është më shumë se 200 vetë. Ky numër është i përafërt dhe një rishikim i tij është i nevojshëm. 1.Më poshtë është një përkthim i një letre të hapur dërguar emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi, liderë të Lidhjes së Prizrenit. “Populli i Shqipërisë, vëllezër dhe motra, ju duhet të bëni gjithçka për t’u arratisur nga regjimi i Enver Hoxhës dhe të vini në Jugosllavi, pasi këtu në Jugosllavi ne kemi ndihmë politike dhe ekonomike. Ne kemi dërguar një grup në Shqipëri me qëllim hartimin e një liste me emra për t’ju dërguar armë në Shqipëri dhe për t’ua shpërndarë njerëzve kudo në Shqipëri, por ky plan ka ndryshuar paksa”. Shënim: Lutfi Spahiu ka thënë dhe thotë në shumë raste se Shqipëria mund të çlirohet vetëm me ndihmën e jugosllavëve dhe të askujt tjetër. Spahiu ka bërë shumë punë në mesin e emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi.

1. Emrat e parashutistëve të vrarë, apo të kapur nga regjimi i Hoxhës.

Rifat Zyberi Ded Hili Azis Rusta Shkodër Hamit Toshi Riza Xhemali Fushë Bardhë, Gjirokastër Fidai Veliu Fushë Bardhë, Gjirokastër Hysen Sallku Peshkopi.

“Rekrutimet: Na duhen agjentë më cilësorë”

TOP SEKRET

PLAN DYVJEÇAR PËR OPERACIONET
SHQIPTARE
Pjesa e Parë: Konditat e operacioneve
…….
Vendet dhe ambientet nga ku mund të rekrutojmë
më shumë agjentë:
a. Shpura e ish-Mbretit Zog. Mundet që tre apo katër
agjentë të kalibrit të liderëve të grupeve mund të na
jepen nga Zogu, nëse ai vazhdon të bashkëpunojë me
ne, si dhe nëse problemet e tij me autoritetet në Egjipt
marrin fund.
b. Kampi i refugjatëve Lavrio, Greqi: Për momentin
nuk ka njerëz me kualitet lidershipi në kampin e Lavrios.
Janë 70 deri në 100 vetë, të cilët mund të përdoren
si pjesëtarë të grupeve për të mbështetur liderin.
c. Janina dhe Trieste: Qendrat e interrogimit në këto
dy qytete japin mundësinë e zbulimit dhe rekrutimit
të talenteve për agjentë potencialë. Të gjithë refugjatët
që vijnë këtu vëzhgohen me qëllimin për të zbuluar
rekrutë.
d.Kompania shqiptare në Gjermani: Kompania prej
200 vetash në Gjermani, tashmë e gjitha nën kontrollin
amerikan, konsiderohet si një vend për rekrutimin
e agjentëve të nivelit të ulët, të cilët mund të përdoren
për emergjenca, apo si një ekip sulmi në momente të
caktuara.
Metodat që do të përdoren për infiltrime
të suksesshme, si dhe krijimin e agjentëve
rezidentë.
a. Për të kryer infiltrime të suksesshme, si dhe për të
krijuar baza të agjentëve rezidentë, metodat e mëposhtme
janë të nevojshme
1. Përdorimi i agjentëve të trajnuar në mënyrën më të
mirë, si dhe me kontakte shumë të mira brenda vendit.
2. Përdorimi i njerëzve me njohje të mira të zonës së
kufirit, si dhe të zonës operacionale.
3. Infiltrimi i agjentëve vetëm në vendlindjen e të paktën
liderit të grupit.
4. Kontakt i grupit vetëm me njerëz të besuar.
5. Sigurimi i dokumenteve të rregullta
6. Misione të limituara që kalojnë kufirin me objektiv
rekrutimin e një numri të vogël, por të kalibrit të lartë
dhe jo qëndrimin e një grupi në një zonë për një kohë të
gjatë.
7. Reduktimi i misioneve në grupe prej dy personash
apo edhe vetëm një person.
8. Misionet duhet të jenë të shkurtra, por në mënyrë
frekuente dhe jo të gjata dhe të rralla.
Në varësi të ngjarjeve për të cilat ne nuk kemi kontroll.
Mundësia për të ardhmen ekziston për:
1. Operacione kundërzbulimi me agjentë të Shërbimit
Sekret Shqiptar, të cilët pranojnë të bashkëpunojnë me ne.
2. Rekrutime në vend.

TOP SEKRET MEMORANDUM: 21 KORRIK 1952 Subjekti: Raporti mujor BGFIEND, 15 qershor -15 korrik 1952 Për: (emri i fshirë) Nga: (emri i fshirë) 1. PËRMBAJTJA E PROGRAMIT HTGRUBBY (emri i koduar i radios “Europa e Lirë”- shën. i redaksisë) transmeton përditë gjatë kësaj periudhe, me përjashtim të datës 5 korrik. Temat e trajtuara në veçanti gjatë kësaj periudhe ishin Kongresi i Dytë i Rinisë, plani 5-vjeçar, Kodi Penal, si dhe biografia e oficerëve komunistë. Në mënyrë që të adoptojmë një propagandë me pozitive, stafi ka marrë detyrë që të shkruajë një seri bisedash, secila e fokusuar në të katër principet e Htneight (komiteti “Shqipëria e Lirë”).

1. KAPJA E VALËVE TË RADIOS NË SHQIPËRI Grupi “Pisha” na informon se radio “Europa e Lirë” kapej në të shumtën e kohës në zonën e Kukësit përgjatë dy muajve që ata ishin atje. Grupi “Shelgu”, i cili nuk kishin radio me vete, na informon se ata kishin folur me një shqiptar, i cili kishte dëshmuar se ai e kishte dëgjuar radion HTGruukomuby (“Europa e Lirë”) në shtëpinë e një kushëriri në Durrës. Fatkeqësisht, as grupi “Pisha” dhe as grupi “ Shelgu” nuk kanë mundur të na sjellin ndonjë informacion mbi reagimin e shqiptarëve ndaj transmetimeve të HTGruuby (radio “Europa e Lirë”). Megjithëse grupi “Pisha” na tha se morali i grupit të tij ishte mjaft i lartë, si rezultat i transmetimeve te HTGruuby (radio “Europa e Lirë”). 1. PERSONEL (Emri i fshirë) i rikthyer nga misioni i tij me britanikët më 18 korrik dhe me sa di unë IDENTITETI 1 është në proces për t’u pajisur me besimin për të zëvendësuar RNDRAWER. Megjithatë, është një nevojë urgjente për dy shkrimtarë te mirë shqiptarë, të cilët do të zëvendësojnë (emri i fshirë), si dhe (emri i fshirë). Zgjidhja më e mirë, mendoj unë, është që një prej grupeve tona të nxjerrë nga Shqipëria një apo dy njerëz të kalibrit të lartë, pasi është e qartë se nuk ka shqiptarë të kalibrit, të cilët të kenë materiale apo eksperiencë se si janë konditat dhe ngjarjet brenda Shqipërisë. Një ngritje e moralit me motivacion idealist do të ishte ngjarje shumë e mirë për stafin e HTGruuby. 1.FLETUSHKAT Më 6 korrik 1952, 500 mijë fletushka me simbolin e HTNeight( komiteti “Shqipëria e Lirë”), si dhe 100 mijë gazeta të vogla.

Nga Auron Tare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu