Detaje të pabesueshme: Tragjedia e AirAsia u paralajmërua para 13 ditësh, por askush nuk e besoi!

0
197

Aeroplani MH 370

Blogeri misterioz kinez ka shkaktuar një ortek të spekulimeve në internet pasi parashikoi zhdukjen e aeroplanit të AirAsia-s, që të dielën thuhet se ra diku mbi det në Indonezi.

Në serinë e postimeve në forumin kinez Tianya, të datës 15 dhjetor, një përdorues me pseudonim Landlord paralajmëron se pas tragjedisë së Malaysia Arilines, të fluturimeve MH17 dhe MH370, organizata sekrete “Dora e zezë” do të shkatërrojë aeroplanin e kompanive tjera të Malajzisë, këtë herë të AirAsia.

Atë askush nuk e ka marrë seriozisht deri në zhdukjen e aeroplanit që transportonte 162 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit gjatë fluturimit nga Surabaya e Indonezisë për në Singapor.

Përdoruesit në Reddit kanë përkthyer mesazhin origjinal nga kinezishtja dhe aty ka shumë përputhje që të nuk mund të cilësohen si imagjinatë apo budallallëk!.

“’Dora e zezë’ (metaforë për organizatën e fshehtë që punon prapa skene) ka rrëmbyer dhe shkatërruar aeroplanët e fluturimeve MH370 dhe MH17. Kjo ka shkatërruar praktikisht kompaninë Malaysia Airlines. Tash ‘Dora e Zezë’ ka në shënjestër kompaninë AirAsia dhe do të shkatërrojë aeroplanin e saj. Për shkak të forcës së ‘Dorës së zezë’, rekomandoj të gjithë kinezët të mendojnë dy herë para se të hipin në aeroplanin e AirAsia, sepse do të mund të zhduket si ata në fluturim MH370”!

Përdoruesit e tjerë në forum e akuzuan Landlordin se flet kot, për çka ai përgjigjet: “Ju, civilë, shmanguni nga ajo linjë ajrore”!

Për dy ditë, sa ishte Landlor aktiv në forum, ai ka bërë 39 postime ku i fton bashkatdhetarët të shmangin AirAsia-n. Askush nuk i kushtoi vëmendje lajmërimeve të tij derisa ndodhi tragjedia.

Pas kësaj po shfaqjen teoritë se Landlord është spiun kinez ose hacker, ndërsa postimet e tij për të mbrojtur bashkatdhetarët po tregojnë një komplot të rrezikshëm.

Pos kësaj, është interesant se aeroplani i AirAsia nuk e kishte asnjë shtetas kinez.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu