Diaspora, përcaktuese e fituesit në zgjedhjet e 6 tetorit

0
70

Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit pritet të jetë i ngushtë mes subjekteve politike, mirëpo një rezultat të tillë mund ta përmbysë numri i madh i votuesve që janë regjistruar nga diaspora. Kështu vlerësojnë njohës të çështjeve politike, të cilët theksojnë se favorite për të prirë me mbështetjen e mërgatës qëndron Lëvizja Vetëvendosje, shkruan gazeta “Zëri”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar afër 42 mijë aplikacione nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 6 tetor. Mirëpo prej këtyre aplikuesve ky organ i ka shpallur të vlefshëm 35 mijë e 87 votues potencialë jashtë Kosovës, ndërsa ka refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për regjistrim.

Në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së djeshme KQZ-ja gjithashtu ka njoftuar se janë rreth 1669 votues jashtë Kosovës, të cilët janë në listë, por për shkak të skadimit të dokumentit në vendvotim do të dërgojnë një dokument tjetër me afat.

Ndryshe nga këto zgjedhje, në ato të kaluarat nga diaspora kanë votuar rreth 15 mijë aplikues.

Kësisoj një numër kaq i madh i aplikuesve për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit po shihet si pozitiv nga njohësit e rrethanave politike në vend. Ata theksojnë se në këtë mënyrë angazhimi i diasporës mund të jetë shtetndërtues e madje përcaktues për fituesin e këtyre zgjedhjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu