Diaspora si gjthmone e mbanë dhe perkrahë Kosovën

0
150

Edhe kësaj radhe u deshmua qe diaspora e mbanë janë perkrahës te flaktë kur vjen ne pyetje vlera kombëtare. Si gjdo here ne jemi te gatshëm qe Kosoves ti dalim ne mbrojte të gjdo llojit që eshtë e nevojshme.

Por mua personalisht me mundon fakti qe diaspora viteve të fundit po përdoret si Joker apo ta themë troçë vlera dhe rendesia por edhe kërkesat e një pjese të madhe ( 30% e popullsisë ) nuk mirret parasyshë apo injorohet.

Si duket thirrjet e diaspores gjithandej për një Kosove më te mir dhe për ndryshime jo që nuk mirren parasysh por as që ndegjohen. Kohën e fundit si vjen dhe shpeshtohen gallatat drejt nesh se pse jemi aqë kritikë ndaj situates ne Kosovë.

Sepse jemi ndoshta me “patriot” sesa vendasit, se pse perzihemi ne qeshtje politike te vendit , ne e kemi jeten e siguruar, nuk na takon ne, detyra jone eshte vetem ta subvincionojme demelin e tyre e kshtu me radhë.

Apo ndoshta ne kemi frikë nga humbja e identitetin tonë qe na qonë drejtë asimilimit, nuk mund ta deshifrojê se pse e gjithë kjo perqeshje ndaj nesh qe per dekada ishim ata të cilet e mundesuam duke filluar nga lufta e deri sod qe ndoshta eshte nje burim i ekzistences tone si shoqeri. Si eshte e mundur qe ne jo qe nuk mirremi parasysh si pjes e ati vendi por shfrytzohemi pa kurrfar pardoni e kjo sidomos gjate sezonit verorë.

Si duket, ju, jo që e keni humbur realitetin po siq shihet dhe kuptohet se as nuk na pranoni si pjesë e ati shteti apo populli. Flasim gjere e gjate per asimilimet gjate gjithë historisë sonë te hidhur, ku ishte problemi ?

Mos ndoshta shteti nuk ndermurr azgje kunder ati asimilimi, mos ndoshta ishte edhe politik, apo nga mosdija se çka mund te ndodhë ? gjate gjithë historisë kemi pasur etapa qe me qindra mijra shqiptare që jan asimiliuar ne shtete te ndryshme. Mos ndoshta tani eshte etapa tjeter e radhes qe mase 30% e popullsisë gjindet jashtë shtetit ? eshte kjo që pret politika e Kosoves per ne? Ndoshta tingellonë qesharake por asimilimi i Kosovarëve ne diasporë ka filluar, sidomos kohen e fundit.

Çfarë masa merr polititika jonë kunder keti virusi te humbjes te identitetit ? kur fillon humbja e identitetit apo asimilimi ne nje shoqeri tjeter? Unë mendojë qe nuk nevojiten qindra vite apo dhjetra gjenerata. Ekzistojnë aqë shumë faktorë që ndikojnë që ndoshta fëmija që lindë jashtë nuk do ta flas gjuhen shqipe, e mos te flasim per kulturen traditen shqiptare.

Shteti ynë i përgjysmosur si duket është pajtuar me realitetin tonë. – Kur do te jemi edhe ne pjes e barabartë në Kosovë? – Kur do të kemi drejtë edhe ne të vendosim dhe të jemi pjesë e politikës kosovare?

Kur do të perfaqsohemi ne si pjes e po ati populli ? kur do ta fitojmë të drejtën qe na takon si pjes e Kosovës ? por ndoshta ne prap duhet vetëm të endrrojmë per një Kosovë Evropiane.

Shkruan: Leonard Komani

Marre nga FB

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu