Digjet objekti i sigurimeve kufitare në portën 31

0
186

Mitrovcë 11 prill- Burime nga Policia e Kosovës në veri të vendit kanë bërë të ditur se të dielën rreth orës 20:30 është djegur zyra e një kompanie të sigurimeve kufitare në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Brnjak, porta 31.

Sipas burimeve dyshohet që në objektin e kësaj kompanie të sigurimeve, të licencuar nga institucionet e Kosovës, është hedhur një mjet shpërthyes.

Zyra e sigurimeve në portën kufitare 31 është djegur edhe vitin e kaluar. Ndërkaq, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në mars 2008, serbët e veriut patën shprehur revoltën e tyre duke djegur tërësisht portën kufitare 31 në Brnjak dhe portën 1 në Jarinje, të Zubin Potokut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu