“Digjet” Shqipëria

0
145

Tiranë – Zjarret kanë shkaktuar situatë alarmante në shumë zona të vendit. Burime zyrtare nga Emergjencat Civile mbrëmë bënë me dije, se ka arritur në 40 numri i vatrave të zjarreve. Situata mbetet problematike në Pukë, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë etj.

Raportohet se një zjarr i fuqishëm ka përfshirë vendin e prerjes së drurëve në Fushë Arrëz mesditën e sotme. Ndërkohë, flakët e zjarrit kanë përparuar në lagjen Nushaj, duke rrezikuar 2 banesa. E gjithë lënda drusore është e përfshirë nga flakët, ndërkohë për arsye sigurie nënstacioni elektrik në Fushë Arrëz stakon 2 linja energjetike. Stakohet linja 110/27 Fierzë-Fushë Arrëz e linja 110/28 F. Arrëz-Kalimash: Pa energji nga stakimi i 2 linjave Fushë Arrëzi, Puka Kukësi dhe Hasi.

Ndërkohë në Korcë, zjarri i madh që ka rënë në parkun kombëtar të Bozdovecit ka përshirë një masiv të madh pyjor, ndërkohë që ka rrezik serioz për Dardhën dhe Boboshticën. Në kuadër të marrëveshjeve me Republikën e Turqisë, mbërriti dje në aeroportin e Rinasit, helikopteri i tipit “Kamov”, për të ndihmuar në kryerjen e operacioneve nga ajri për shuarjen e zjarreve, në të gjitha ato zona ku është e pamundur të ndërhyhet nga forcat tokësore.

KUKËS
Situata sa vjen e rëndohet si rrjedhojë e zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha të masivëve pyjore në qarkun e Kukësit. Në orët e para të mëngjesit të sotëm një zjarr i fuqishëm ka përfshirë edhe masivin pyjor afër fshatit Bardhoc, rreth 13 kilometra larg qytetit të Kukësit. Ndonëse po punohet pa ndërprerje nga komuniteti dhe punonjësit e ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor, vatrat e zjarit sa vjen e po zgjerohen.

“Vështirësia më e madhe është vënia nën kontroll e vatrave të zjarrit që vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit, siç janë vatrat e zjarrit në zonën e Arrnit, qafë Kombit dhe Zapodit, ku pritet që të ketë ndërhyrje edhe nga ajri”,- tha përgjegjësi i Zyrës së Emergjencës Civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.

Sipas tij, vështirësia më e madhe është në zonën e Arrnit, jo vetëm për shkak të largësisë, por edhe të vatrës mjaft të zgjaruar të zjarrit. Pritet që ndërhyrja e parë nga ajri të realizohet për shuarjen e kësaj vatre zjarri. Ndërkohë, në rrethin e Tropojës vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në bjeshkët e Cukalit, në Geghysen dhe Kojë. Gjithsesi, këto vatra zjarri, me ndërhyrjen e komunitetit është bërë e mundur të vihen nën kontroll dhe të izolohen, ndërsa puna vazhdon për shuarjen e plotë të tyre.

PUKË
Midha Krraba dhe Oroshi vazhdojnë të mbeten jashtë kontorollit si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqet pyjore të rrethit të Pukës, ndërkohë që vatra aktive zjarresh vazhdojnë në shumë zona të tjera të këtij rrethi. Autoritetet vendore presin sot ndërhyrjen nga ajri. Dje u bë i mundur lokalizimi dhe shuarja e disa vatrave në Lurë.  Korrospondeti i NEWS24, Armir Mehaj raporton se një zjarr i fuqishëm ka përfshirë vendin e prerjes së drurëve në Fushë Arrëz. Ndërkohë, flakët e zjarrit kanë përparuar në lagjen Nushaj, duke rrezikuar 2 banesa. E gjithë lënda drusore është e përfshirë nga flakët, ndërkohë për arsye sigurie nënstacioni elektrik në Fushë Arrëz stakon 2 linja energjetike. Stakohet linja 110/27 Fierzë-Fushë Arrëz e linja 110/28 F. Arrëz-Kalimash: Pa energji nga stakimi i 2 linjave Fushë Arrëzi, Puka Kukësi dhe Hasi.

KORCË
Parku Kombëtar i Bozdovecit në qarkun e Korcës tashmë është përfshirë nga flakët e zjarrit, i cili ka depërtuar në masivin pyjor. Vatra e zjarrit e nisur orë më parë është riaktivizuar me intensitet të lartë duke bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen nga terreni, ndonëse aty janë dhjetra forca të shërbimit pyjor, të policise dhe banorë të zonës. Zjarri rrezikon dhe Dardhën e Boboshticën teksa kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri. Ndërkaq, më herët 30 hektarë pisha të djegura janë pasojë e zjarrit të madh që ka përfshirë zonën pranë rezervuarit në Voskopojë. Vatra vijon të jetë aktive, teksa ka përfshirë një sipërfaqe të madhe duke rrezikuar të përhapet e favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Ndërhyrja në terren mbetet e vështirë për shkak të intensitetit të flakëve.

ELBASAN
Zjarri shkrumbon 10 hektarë me pisha në kodër Krastë në përiferi të qytetit të Elbasanit. Vatra u riaktivizua pasditen e djeshme duke përfshirë një sipërfaqe të madhe të kodrës. Ndërkohë në të gjithë qarkun numërohen 6 vatra të mëdha aktive. Gjatë mëngjesit të së dielës si rezultat i këtij zjarri një pjesë e zonës Juglindore të qytetit të Elbasanit ishte mjaft e ndotur dhe e mbuluar nga re të dendura tymi për shkak të zjarreve që po e djegin me shpejtësi masivin me pisha të Kodër Krastës. Kjo situatë është rënduar jo vetëm për shkak të shtimit të përmasave që kanë marrë zjarret por edhe për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes me mjete në zonat e përfshira nga flakët si pasojë e terrenit malor. Nga Shtabi i Emergjencave Civile konfirmohet se në nënprefekturën e Gramshit janë mjaft aktive tre vatra zjarri, ndërsa në atë të Librazhdit dy të tilla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu