Digjet xhamia në Drenoc të Deçanit!

0
118

Një xhami në fshatin Drenoc të Deçanit është përfshirë nga flakët të premtën rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Rastin e djegies së xhamisë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ai ka thënë se nuk dihen ende arsyet e djegies, dhe për këtë po merren organet kompetente.

Ndërkohë, Insajderi ka kontaktuar edhe me kryetarin e fshtatit Drenoc, Halil Dukaj, i cili ka thënë se beson që shkaqet e djegies së xhamisë kanë qenë problemet me energjinë elektrike.

“Dikun rreth 21:00 kemi informacione se ka filluar të digjet xhamia. E kemi vërejt se rryma që po ndalet dhe po ndezet. Rryma prej trafos tek xhamia janë dikun 30 deri 40 metra. Ajo linjë e ka pasur atë defekt”, ka thënë Dukaj.

Dukaj ka thënë se xhamia e fshtatit Drenoc ka qenë njëra ndër xhamitë më të vjetra të anës së Dukagjinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu