Dijetari islam: Ja rregullat si duhet rrahur gruaja (Video)

0
109

Feja islame sipas një dijetari mysliman me emrin Sa’d Arafat, i cili për këtë temë flet në një televizion egjiptian, lejon rrahjen e gruas. Por sipas tij, kjo ka rregulla. Gruaja nuk duhet rrahur siç ta ka qejfi, dhe sipas tij, Allahu me këtë e ka nderuar gruan.

Ndërsa i pyetur nga moderatori se si rrahja mund të cilësohet nder, dijetari përgjigjet: “Po, sepse ka caktuar rregulla, të cilat ndalojnë që ajo të rrihet në fytyrë dhe të shëmtohet. Profeti Muhamed ka thënë: Kur të rrihet gruaja, ajo nuk duhet të qëllohet në fytyrë që të mos shëmtohet, dhe gjatë rrahjes ajo nuk duhet të mallkohet”, shpjegon dijetari.

Ai thotë se, kjo bëhet për të disiplinuar gruan. Gjithashtu gjatë rrahjes ai thotë se duhet pasur kujdes, që ajo të mos lëndohet, të mos i shkaktohen plagë, thyerje të kockave, e as të dhëmbëve. Në procesin e rrahjes dijetari mysliman thotë se nuk duhet ngritur dora lart, por atë duhet mbajtur drejtë me gjoksin. Ndërsa rrahja duhet të bëhet në trup, duke mos e qëlluar më shumë se 10 herë dhe jo në të njëjtin vend. E nëse rrahja bëhet me shkop, ai duhet të jetë i shkurtër.

Rrahja sipas tij, duhet të vijë, vetëm pas kritikave dhe ndëshkimit duke mos i dhënë ushqim. E nëse edhe atëherë nuk ka efekt, atëherë lejohet rrahja.Dijetari i islamit në fund thotë se, në fakt rrahja e gruas në islam është e lejuar vetëm në një rast. Sipas tij, në rastin kur ajo refuzon të flejë me burrin.

 

http://www.liveleak.com/view?i=1d9_1369807910

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu