Distancohet publikisht nga prindërit sepse ata janë serb

0
320

Nemanja

Nemanja Sheshel nga Zara, tërë jetën e tik ka qenë kroat i madh. Mirëpo, brenda natës është shembë jeta e tij kur ka kuptuar se prindërit e tij janë serb.

Që kur din për vehte, i riu Nemanja Sheshel, më së shumti në botë e don Kroacinë dhe kroatët. Që në fëmijëri ka shkuar në tubimet themeluese të HDZ-së (Bashkësisë Demokratike Kroate të Franjo Tugjmanit) në Zarë. Dhoma e tij ka qenë përplot postera të Dr. Franjo Tugjmanit, ka mbledhur fotografi të CRO-Army dhe tërë ditën ka dëgjuar Gjani Marshanin, Gjuka Çaiqin, Thompsonin dhe Drazhen Zhankon.

Është rritur në Zarën okupuar, rrethuar dhe vazhdimisht të bombarduar e granatuar, ndërsa urrejtja e tij ndaj serbëve ka qenë jashtë mase. Dita më e lumtur e tij në jetë ka qenë dita kur ka përfunduar operacioni ushtarak “Oluja” (Stuhia), sepse atëhere serbet e urrejtur prej tij janë dëbuar nga Krajina dhe ai me tren ka udhëtua për në Knin dhe është kthyer në Zarë me dy biçikleta të reja.

Ka qenë në “Riva”  në breg të detit më 2001 kur janë mbajtur protestat në mbrojtje të gjeneralit Mirko Norac, ndërsa më 2012 ka qenë në pritje të gjeneralëve Markaç dhe Ante Gotovina.

Ai për mediat kroate ka rrëfyer: “Kam ardhur tek Danko dhe BIljana, prindërit e deri paradokohshëm të mi dhe shkurt ua kam komunikua se i urrej sërbet”.  Nemanja Sheshel është anëtar i grupit të tifozëve të Zarës “Tornado” dhe ish anëtar i HDZ-së. Në të vërtetë, është dëshpruar me HDZ-në me Ivo Sanaderin dhe ka shprehë dëshirë që të anëtarësohet në HSP (Hrvatska Stranka Prava- Partia Kroate e Drejtësisë).
Dhe aty fillojnë problemet e tij!

“Gjatë anëtarësimit në HSP (Partinë Kroate të Drejtësisë), bëhet verifikimi i origjinës, prejardhjes dhe bëhet testimi i pastërtisë gjenetike të gjakut. Në atë verifikim kam rënë. Rezulton se 10 gjeneratat e mia paraardhëse paskan qenë serb. Jam shokuar. Mirëpo kam qenë i vendosur. Kam ardhur të Danko dhe Biljana, prindërit e deri paradokohshëm të mi dhe shkurt ua kam komunikuar se i urrej serbët, dhe se ai- Danko babait tim të dikurshëm i kam thënë se është çetnik dhe të largohet menjëherë nga Kroacia ime, ndërsa nënës time të dikurshme Biljanës i kam thënë se është çetnikushë dhe se me kënaqësinë më të madhe do ta therrja. Ta përmbyllë, përmes gazetës “Glas Koncila” (Zëri i Koncilit) (gazetë e Kishës katolike të Kroacisë-Kryeipeshkëvisë së Kroacisë –vërejtje e M.L.), publikisht jam distancuar dhe kam hjekë dorë, me shpresë se jam shkarkuar nga ajo barrë e madhe dhe e papëlqyer” – është shprehur kroati dhe katoliku Nemanja Sheshel.

Pas këtyre zhvillimeve, në HSP (Partinë Kroate të Drejtësisë) kanë vendosur që ai të pranohet – anëtarësohet me kusht provues derisa të dëshmohet  si kroat i pastër dhe i madh. Një rrugë të tillë të verifikimit e ka kaluar edhe vetë kryetari aktual i partisë HSP-Daniel Srb. (INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu