Ditët e “errëta” të Hashim Thaçit!

0
368

Hasha sdi ka tia mesyn

Hashim Thaçi, pas shtatë vjet në krye të ekzekutivit, “detyrohet” që të bie në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme, dhe atë pas 5 muajsh krize politike që e kishte “kapluar” Kosovën, ku asnjë parti politike nuk dëshironte të hynte në koalicion me PDK-në, pavarësisht pse doli partia e parë nga zgjedhjet. Por, pozita e re e Hashim Thaçit, i cili është një anglishtfolës i dobët, doli të jetë një “arrë e fortë”, raporton Gazeta Blic.

Për 400 ditë prej se ish- udhëheqësi politik i UÇK-së ka ardhur në krye të diplomicsë kosovare, politika e jashtme ka hyrë në një fazë të “errët”. Për më shumë se një vit, Kosovën e ka njohur vetëm një shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe një tjetër vend, i cili nuk është anëtar i kësaj organizate botërore.

Thaçi do të mbahet në mend si ministri i Jashtëm më i dobët që e ka njohur historia më e re e Kosovës. Në bazë të statistikave, krahasuar me dy ish- ministrat tjerë, Skender Hyseni e Enver Hoxhaj, Hashim Thaçi është shumë larg shifrave të tyre, sa i përket numrit të njohjeve, raporton Gazeta Blic.

Kosova përpos që dështoi në shtimin e njohjeve të reja gjatë kohës që Ministria e Punëve të Jashtme udhëhiqet nga Hashim Thaçi, dështimi më i madh që do të mbahet në mend për një kohë të gjatë, është ai i anëtarësimit në UNESCO.

Ndonëse Hashim Thaçi e prezantoi si sukses dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO, Gazeta Blic kishte raportuar se shefi i diplomacisë kosovare krye në vete dhe pa mbështetjen e miqve ndërkombëtareë, të cilët i sugjeruan që të pritet, vendosi që Kosova të aplikoj për t’u anëtarësuar në këtë mekanizëm , që si synim të vetëm kishte marrjen e një krediti të madh në rrugën e tij drejt postit të presidentit.

Dhe dështimi i tretë gjatë kësaj periudhe 1 vjeçare e Hashim Thaçit, është dështimi i marrjes së liberalizimit të vizave.

U premtua se liberalizimi do të ndodhë përgjatë vitit 2015, por Bashkimi Evropian na dha raport negativ sa i përket heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

Vjosa Osmani: Me këto dështime, Hashim Thaçi s’mund të jetë president

Vjosa Osmani

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu