Djali i Haki Imerit: Thaçi erdhi për të bërë be në shtëpinë tonë, fajësoi Rexhep Selimin për vrasjen e babait

0
161

Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të vrasjes së pazbardhur të anëtarit të Kryesisë së LDK-së në Skenderaj, Haki Imeri,  i biri i tij Kastrioti e ka akuzuar Presidentin Hashim Thaçi, se ka dhënë urdhër për kindapimin dhe vrasjen e tij.

Djali i veprimtarit të LDK-së, thekson ta ketë forcuar edhe më shumë bindjen, se Thaçi ka gisht në vrasjen e babait të tij dy vite pas vizitës që ky i fundit ia kishte bërë familjes Imeri në Vajnikë të Skenderajt, për t’u shfajësuar për rastin.

“Vet fakti që erdhi pas 17 viteve në shtëpinë tonë të “lahet” dëshmon se as kush nuk është me fajtor se Hashim Thaçi për vrasjen e babait tonë dhe vrasjeve tjera që ndodhen në Kosovë  gjatë luftës dhe sidomos pas saj. Përpelitej dhe belbezonte duke e shndërruar vetën në prokuror kundër shokve te tij. Erdhi të bënte be, se nuk  e bëri, gënjeu siç e ka zakon, me premtimin se kjo vrasje dhe shumë të tjera do të ndriçohen. Por sot e asaj dite jo që nuk u zbardhë vrasja e Babait tonë dhe vrasje tjera por u kap edhe më shumë drejtësia në krye me Aleksandër Lumnezin i cili i shërben pushtetit të urdhërdhënsve të vrasjeve politike për të shmangur çdo pistë hetimi, në lidhje me vrasjet politike”, ka deklaruar Imeri.

Ai po ashtu rrëfen se, Thaçi kishte drejtuar gishtin tek deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Rexhep Selimi, si i përfshirë në vrasje e Haki Imerit, dhe të tjerëve.

“Fajsojë ministrin e QPK-së Rexhep Selimin dhe të tjerët për këtë krim dhe krime tjera politike, hodhi gjithë arsenalin e mekateve dhe fajit ndaj ministrit të tij të brendshëm të QPK se gjoja Rexhepi qenka kryesori në këtë akt barbar dhe kriminal i cili domosdoshmërisht do të ndiçohet nga Gjykata Speciale”, u shpreh djali i Haki Imerit, Kastrioti përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu