Djali i Shpend Maxhunit, ishte i armatosur “deri në dhëmbë” në momentin e arrestimit (Dokumenti ekskluziv me rastin e hapjes së rastit)

0
164

Djali i shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Shpend Maxhuni, Shpetimi është kapur me armë pa leje nga Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 12 të këtij muaji, deri sa po e voziste një veturë e cila është pronë e gjyshit të tij, Enverit.

Përveç revolës së llojit, “Zastava” tek djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë është gjetur edhe një karikator me fishekë dhe një thikë.

Me datën 12.10.2018 rreth orës 21:05, njesia policore gjatë patrollimit në fshatin Zllatar, kanë hasur në një veturë Golf IV, me targa 01-8840-IG, ngjyrë e zezë. Gjatë kontrollimit, te perosnave që ishin në veturë, tek i dyshuari shpetim Maxhuni dtl. 05.08.1998 kanë gjetur një revole të llojit “Zastava” me nr serik ET-971053, me një karikator dhe katër fishekë cal. 6.35 mm si dhe një thikë POHL-FORCE“, thuhet në një raport policor, të cilin ka arritur të sigurojë “Gazeta Blic”.

Bëhet e ditur se rasti është inicuar  si i tillë me udhëzim të prokurorisë kujdestare në procedurë të rregullt.

Në anën tjetër, zëvendëskryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berishën, e ka konfirmuar se dje pasdite është dorëzuar në prokurori një kallzim penal lidhur me këtë çështje, mirëpo ai tha se nuk e di se për kë saktësisht bëhet fjalë.

“Dje policia e ka dorëzu kallëzimin penal për këtë çështje, por nuk i kam pa emrat, nuk e di kush ka qenë i përfshirë”, tha ai.

Ndryshe, babai i 20 vjeçarit të përfshirë në ketë vepër ilegale deri para pak muajsh ka udhëhequr Policinë e Kosovës, ndërsa tani është krye të AKI-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu