Djaloshi nga Istogu e mbytë ujkun me shtagë (FOTO)

0
582

Florian Gjoci 1

Një ngjarje e rrallë dhe e pabesueshme ka ndodhur në fshatin Tomoc të Istogut. Djaloshi 14 vjeçar, Florian Gjocaj e ka fituar betejën me një ujk. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur dje krejt papritmas. Floriani tregon momentin se si arriti të mposhtë ujkun.

Rrëfim:

“Isha në shtëpi. Në oborr u dëgjuan pulat duke kokorisur. Dola jashtë dhe pash një kafshë që ishte duke e ngrënë një pulë. Në oborr ishte edhe lopa e jonë. Kur pa se si kafsha sulmoi pulat, ajo u fut në shtallë. Pas lopës dhe ujku u fut në shtallë duke sjellur rrezik. Unë mendova se është dhelpër dhe e sulmova. sa u futa tek dera në shtallë dhe momentin kur ujku është afruar të dera e kam goditur fort me shtagë në fytyrë. Tentoi të më sulmonte por i kam rene pandërprerë. Shtaga ishte e madhe dhe e forte dhe i solla në fytyrë duke e gjakosur duke e lene të shtrire. Më pas janë afruar edhe shokët e lagjes. Ujku nuk kishte ngordhur akoma por ishte i lenduar shume rend dhe nuk lëvizte më. Më pas unë i lëshova qenin i cili ia mori shpirtin atij. Unë ju thashë se e kam mbytur dhelprën apo nje kafsh tjeter qe se njihja sepse sdija qe kam te bei me ujkun, por më pas ata më treguan se kam mbytyr një ujk, e jo një dhelpër apo kafsh tjeter.”

Florian Gjoci

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu