Do e lë Molliqajn në karrocë (Foto)

0
287

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se ka pranuar një kërcënim pas publikimit të sondazheve ku kjo parti figuronte si e para. Mirëpo, ky kërcënim që Molliqaj thotë të mos e ketë marrë seriozisht, tani po ndërlidhet me sulmin e mbrëmshëm ndaj aktivistit të kësaj Lëvizjeje, Agron Kabashi.

“Nuk do e lë as të gjallë e as të vdekur,do e lë në karroce”, thuhet në një pjesë të kërcënimit të pranuar nga Molliqaj, të dërguar nga një faqe e Facebookut “Repuvlika e Kosovës”, përcjell gazetametro.net

Faqja në fjalë është fshirë pak pasi Molliqaj ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës.

Poashtu në kërcënimin e shkruar me shumë gabime drejtshkrimore, Vetëvendosje krahasohet me organizatën terroriste ISIS, duke përdorur një gjuhë vulgare dhe kërcënues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu