Donald Trumpi e Tradhtoi Popullin Kurd në Siri

0
139

Vendimi i presidentit amerikan për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria u kritikua ashpër vetëm në SHBA. Reagime vijnë edhe nga Parisi e Berlini. Ndërsa Moska feston.

Me vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, presidenti Donald Trump ka ndezur kritikët brenda radhëve të partisë së tij. Disa senatorë republikanë dhe deputetë të kongresit e cilësuan këtë hap si një gabim të rëndë dhe paralajmëruan për pasojat e rënda të një tërheqjeje të nxituar, edhe për sigurinë e SHBA.

Senatori i njohur amerikan, Lindsey Graham kritikoi vendimin e Trumpit. IS-i nuk është mundur aspak, tha ai dhe e cilësoi një gabim të madh tërheqjen e trupave amerikane. Kjo e ndihmon IS-in të përhapet sërish në rajon, tha senatori që njihet si “skifter” i politikës së jashtme.

Demokratët: Vendim i nxituar

Edhe Marco Rubio, senator republikan nga Florida e kritikoi vendimin e Trumpit duke thënë se kjo është tërheqje e nxituar, një gabim i tmerrshëm, që do ta shoqërojë me vite SHBA. Vendimi është marrë kundër këshillës së ushtrisë, tha Ruby. Ndërsa senatori republikan i Colorados, Cory Gardner i bëri thirrje Trumpit të kthejë pas vendimin e marrë. Një nga figurat më të njohura të demokratëve, Nancy Pelosi e quajti të nxituar përcaktimin e fitores ndaj IS-it dhe tërheqjen e trupave.

Vendimin e Donald Trump nuk e mirëpret as Berlini. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kritikoi vendimin, duke theksuar se “ekziston rreziku që ky vendim të dëmtojë luftën kundër IS-it dhe të rrezikojë sukseset e arritura”. 

Edhe Parisi nuk e mbështet vendimin e Donald Trump. Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly theksoi se milicët xhihadistë “nuk janë fshirë nga harta” dhe se ata duhet të munden ushtarakisht. Ndryshe nga SHBA, Franca do të vazhdojë të jetë prezente në Siri. Vetëm nga Moska dëgjohen fjalë të mira për vendimin e Donald Trump. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme u shpreh, se ka një perspektivë të vërtetë për ujdi politike dhe krijimin e një komisioni kushtetues për  Sirinë.

Vendimi i Uashingtonit për tërheqjen e trupave erdhi papritur të mërkurën (19.12.). Shtëpia e Bardhë bëri të ditur, se kemi filluar me tërheqjen e ushtarëve. SHBA fituan mbi të ashtuquajturin “Shteti Islamik” thuhet. Në qarqet qevertare thuhet se për tërheqjen janë planifikuar 60-100 ditë. “E kemi mundur IS-in në Siri, kjo ishte arsyeja e vetme gjatë presidencës Trump për të qenë atje.”, por “tani ka ardhur koha, për ushtarët tanë të kthehen në shtëpi, ata janë heronj, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu