Dorhiqet Berlusconi, ska me Bunga Bunga

0
199

Italianët mund të jenë kaq tifozë vetëm për Botërorin. Një turmë e madhe e ka pritur me fishkëllima mbërritjen e kryeministrit italian në pallatin Presidencial, për të firmosur dorëheqjen.

Numri i madh i njerëzve dhe kaosi i krijuar teksa ata prisnin të festonin, e ka detyruar eskortën kryeministrore të futet në oborrin presidencial nëpërmjet një rruge dytësore. Zbritja e Berluskonit nga makina është shoqëruar me fishkëllima dhe parulla “Mafioz”, “Largohu”, “Dorëheqje”, “Kësaj radhe bunga-bungën ta bëmë ne” etj.

Dorëheqja e tij u parapri nga një takim 2-orësh bisedime në pallatin Chigi, ku u ra dakord që qeverinë e re ta drejtojë senatori italian dhe ish-Komisioneri i BE-së, Mario Monti. Berluskoni kërkoi gjithashtu gjatë takimit që pjesë e kabinetit të jetë edhe Gianni Letta.

Po sot, Dhoma e Ulët e Parlamentit italian miratoi edhe Ligjin për Stabilitetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu