Draft Statuti i Tribunalit për Krimet e kryera gjatë perjudhës 1998 – 2000

0
323

Ideja e themelimit të një Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte të kryera në Kosovë është provokim irritues për Kosovën dhe Popullin Shqiptar.

Shqiptaret po perndjeken Poltikisht si në kohen e Jugosllavis që ndiqeshin veprimtaret e Çeshtes Kombtare sot po përndjeken ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Së shpejti do të miratohet një draftligj për gjykatën Evropiane, ku do të formohet një gjykatë e pavarur nga organet e Kosovës, e më pas me miratimin e disa Qeveritarve të Kosovës dhe Shqipris priten dhjetëra arrestime në mbar Kosovën, ku nuk do të kursehet asnjë parti politike dhe goditjen më të madhe do ta pësoj Partia Demokratike e Kosovës.

Ky mision do ti hap edhe disa dosje që deri më tani kann qen të harruara. Emrat që spekulohen janë Azem Syla, Kadri Veseli, Adem Grabovci dhe shumë të tjerë, që do të ndjeken për krime të luftës dhe vrasje të pasluftës, cak do të jenë personat e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Sipas mendimit tim, ky është një gabim pasi këto gjykime do të duhet t’i kryente gjykata e vendit tonë, dhe jo nje Gjykat nderkombtare sepse ne kete rast po Kriminalizohet e tere Lufta e Ushtris Çlirimtare të Kosovës dhe për kete veprim askush spo ben ze.

Qeveria me rezistencë do të duhej të kundërshtonte atë që do të ishte goditje e rëndë për shtetin dhe jo të sillet sikur spo ndodh asgje.

Egziston frika se institucionet e Kosovës do të lëshojnë pe dhe kjo i ka për bazë kompromiset e mëdha që i kanë bërë deri tash dhe me kete i kan shaktuar deme te pa riparushme Luftës së shqiptarve për çlirim dhe Liri Kombtare.

Krijimi i nje tribunali për te denuar krimet e nje ushtrie siq ishte „Ushtria Clirimtare e Kosovës“ krahason UÇK-në me Luften Kriminale Fashiste të Hitlerit dhe denon Ushtaret e UÇK-së dhe Komandantet e UÇK-së siq u denuan Fashistet Gjerman ne Gjykimin e Nönbergut.

Rreth 12 mijë shqiptarë të Kosovës ishin viktima të dhunës sistematike serbe të cilat nisën saktësisht me 1 janar 1998, duke mos marrë fund madje edhe një javë pas 12 qershorit, që njihet si datë e çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë të njohura, si KFOR.

Më gjatë se 540 ditë forcat serbe, ushtarake, policore dhe paramilitare kanë kryer çdo ditë vrasje të shqiptarëve, ky është një prej argumenteve kryesore se në Kosovë jo vetëm që ka filluar lufta me 1 janar 1998, por se ajo nuk ka qenë një konflikt, por luftë e përcjellë me gjenocid dhe etnocid ndaj shqiptarëve nga pushtuesi serb.

Një mision tjetër

EULEX-i nuk ndëshkoi as shtatë serb për 12 mijë shqiptarët e vrarë

Misioni për sundimin e ligjit në Kosovë EULEX-i derisa po i heton krimet e luftës nga ana e shqiptarëve, të njëjtën gjë nuk po e bën edhe me serbët. Deri më tani shumë nga shqiptarët janë hetuar e po hetohen për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mirëpo, diçka e ngjashme nuk po ndodh edhe me serbët, të cilët kryen krime masive, gjenocid dhe etnocid ndaj shqiptarëve, ndërsa nga misioni i UNMIK-ut dhe EULEX-i nuk janë ndëshkuar as shtatë serb për më shumë se 11 mijë shqiptarë të vrare, madje barbarisht.

[Me kërkesë të Qeverisë së Kosovës [të datës xx] për ndihmë nga ana e Bashkimit Evropian] një Tribunal ad hoc do të krijohet për të gjykuar personat përgjegjës për krimet më serioze, të cilat janë kryer përgjatë viteve 1998 – 2000, dhe të cilat ndërlidhen me Raportin 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 Janar 2011 të Senatorit Raportues Dick Marty. [Emri i Tribunalit] (në tekstin e mëtutjeshëm “Tribunali”) do të jetë i vendosur jashtë sistemit gjyqësor të Kosovës dhe jashtë Kosovës në mënyrë që të sigurohet pavarësia, procedimi i shpejt dhe i drejtë si dhe për ti dalë mbanë shqetësimeve të sigurisë, dhe do të funksionoj në përputhje me dispozitat e këtij Statuti. Ai do të vazhdojë punën e bëre nga Task Forca Speciale Hetuese e EULEX-it (“SITF”).

PJESA E PARË – JURISDIKSIONI DHE LIGJI I APLIKUESHËM

Neni 1 Kompetencat e Tribunalit/Jurisdikcioni

1. Tribunal; do të jetë një gjykatë ad hoc e pavarur ndërkombëtare penale dhe nuk do te jetë pjesë e
Gjyqësorit apo sistemit gjyqësor te Kosovës.
2. Tribunali dhe gjykatat në Kosovë do të kenë juridiksion bashkë-ekzistues mbi personat fizik përgjegjës për krimet më serioze të parapara në Nenet 3-7 të cilat:
a. kanë ndodhë gjatë dhe pas periudhës se konfliktit të armatosur 1998-2000,
b. kanë filluar ose janë kryer në Kosove, apo janë kryer nga ose kundër personave me shtetësi të
Kosovës/RFJ-së, dhe
c. lidhen me Raportin 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 Janar
2011 të Senatorit Raportues Dick Marty.
3. Në juridiksionin e tij, Tribunali do të ketë përparësi mbi gjykatat në Kosovë.
Në cilëndo fazë të procedurës, Tribunali ka të drejtë që formalisht të kërkoj nga Prokurori i Shtetit apo nga cilado gjykatë në Kosove që ti kaloj kompetencat tek Tribunali në përputhje me këtë Statut dhe me Rregullat e Punës së Tribunalit dhe Provat. Prokurori i Shtetit apo gjykata do ti kaloj Tribunalit çdo dhe të gjitha dosjet që i takojnë rastit i cili bie nën juridiksionin e Tribunalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu