Draftin e plotë për krijimin e Tribunalit për UÇK-në

0
259

Draft Statuti i Tribunalit për Krimet e kryera gjatë perjudhës 1998 – 2000

[Me kërkesë të Qeverisë së Kosovës [të datës xx] për ndihmë nga ana e Bashkimit Evropian] një Tribunal ad hoc do të krijohet për të gjykuar personat përgjegjës për krimet më serioze, të cilat janë kryer përgjatë viteve 1998 – 2000, dhe të cilat ndërlidhen me Raportin 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 Janar 2011 të Senatorit Raportues Dick Marty. [Emri i Tribunalit] (në tekstin e mëtutjeshëm “Tribunali”) do të jetë i vendosur jashtë sistemit gjyqësor të Kosovës dhe jashtë Kosovës në mënyrë që të sigurohet pavarësia, procedimi i shpejt dhe i drejtë si dhe për t’i dalë mbanë shqetësimeve të sigurisë, dhe do të funksionoj në përputhje me dispozitat e këtij Statuti. Ai do të vazhdojë punën e bëre nga Task Forca Speciale Hetuese e EULEX-it (“SITF”).

PJESA E PARË – JURISDIKSIONI DHE LIGJI I APLIKUESHËM

Neni 1 Kompetencat e Tribunalit/Jurisdikcioni

1. Tribunal; do të jetë një gjykatë ad hoc e pavarur ndërkombëtare penale dhe nuk do te jetë pjesë e
Gjyqësorit apo sistemit gjyqësor te Kosovës.
2. Tribunali dhe gjykatat në Kosovë do të kenë juridiksion bashkë-ekzistues mbi personat fizik përgjegjës për krimet më serioze të parapara në Nenet 3-7 të cilat:
a. kanë ndodhë gjatë dhe pas periudhës se konfliktit të armatosur 1998-2000,
b. kanë filluar ose janë kryer në Kosove, apo janë kryer nga ose kundër personave me shtetësi të
Kosovës/RFJ-së, dhe
c. lidhen me Raportin 12462 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 Janar
2011 të Senatorit Raportues Dick Marty.
3. Në juridiksionin e tij, Tribunali do të ketë përparësi mbi gjykatat në Kosovë.
Në cilëndo fazë të procedurës, Tribunali ka të drejtë që formalisht të kërkoj nga Prokurori i Shtetit apo nga cilado gjykatë në Kosove që t’i kaloj kompetencat tek Tribunali në përputhje me këtë Statut dhe me Rregullat e Punës së Tribunalit dhe Provat. Prokurori i Shtetit apo gjykata do t’i kaloj Tribunalit çdo dhe të gjitha dosjet që i takojnë rastit i cili bie nën juridiksionin e Tribunalit.

Neni 2 Ligji i Aplikueshëm

Tribunali do të aplikoj të drejtën substanciale penale dhe të drejtën ndërkombëtare zakonore të
aplikueshme në Kosovë në kohën kur janë kryer krimet.
2. Tribunali do të ketë juridiksion për krimet në vijim:
a. Gjenocid;
b. Krime kundër njerëzimit;
c. Krime të luftës;
d. Krime të tjera nën Ligjin e Kosovës; dhe
e. Krime kundër administrimit të drejtësisë sipas definimit të dhëne me këtë Statut.
3. Tribunali do të ketë të drejtën e miratimit të rregullave të brendshme, rregulloreve, politikave dhe
praktikave udhëzuese të cilat janë të nevojshme për funksionim të drejtë apo për të i`u dhënë efekt dispozitave të këtij Statuti,

Neni 3 Gjenocidi
1. Për qëllime të këtij Statuti, gjenocid nënkupton secili nga veprimet e mëposhtme të kryera me qëllim të shkatërrimit, në tërësi apo pjesërisht, të një grupi nacional, etnik, racial apo religjioz, si:
a. vrasja e anëtarëve të grupit;
b. të shkaktuarit e lëndimeve serioze trupore apo mendore ndaj anëtarëve të një grupi;
c. shkaktimi i qëllimshëm i kushteve jetësore të përllogaritura të grupit me qellim të arritjes së shkatërrimit fizik në tërësi apo pjesërisht;
d. imponimi i masave me qellim të parandalimit të lindjeve ne mes te grupit; apo
e. transferimi i dhunshëm i fëmijëve të një grupi tek grupi tjetër.
2. veprimet e mëposhtme do të jenë të dënueshme:
a. Gjenocidi;
b. Konspiracioni për të kryer gjenocid;
c. Nxitja direkte dhe publike për të kryer gjenocid;
d. Tentativa për të kryer gjenocid;
e. Bashkëpunimi në kryerjen e gjenocidit.

Neni 4 Krimet Kundër Njerëzimit

Për qëllimet e këtij Statuti, krim kundër njerëzimit nënkupton secili nga veprimet e mëposhtme kur janë kryer si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik kundër popullsisë civile, me njohuri mbi sulmin:

a. Vrasja;
b. B. Asgjësimi;
c. Skllavërimi;
d. Deportimi;
e. Burgosja;
f. Tortura;
g. Dhunimi;
h. Persekutimi bazuar në përkatësinë politike, racore, etnike apo religjioze.
i. Veprime të tjera jo-njerëzore.

Neni 5 Krimet e Luftës

Për qëllime të këtij Statuti, krime të luftës nënkupton një vepër penale sipas Neneve 142 (Krim i luftës kundër popullsisë civile); 143 (Krim i luftës kundër personit të lënduar dhe të sëmurë), 144 (krim i luftës kundër të burgosurve të luftës), 146 (Vrasje e Jashtëligjshme apo Lëndim i Armikut); 148 (Përdorimi i mënyrave të ndaluara në kohë lufte), apo 151 (Shkatërrimi i monumenteve historike dhe kulturore) të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (1976), apo çdo shkelje tjetër e ligjeve dhe zakoneve të luftës të kohës relevante.

Neni 6 Krime të tjera nën Ligjin e Kosovës

Për qëllime të këtij Statuti, krime të tjera nën Ligjin e Kosovës nënkupton një vepër penale nga cilido legjislacion penal i aplikueshëm në Kosovë në kohën e kryerjes së veprës, duke përfshirë, por jo e kufizuar në:
a. Nenet 189 (Privimi i Jashtëligjshëm i Lirisë) dhe 190 (marrja e Deklaratave me Detyrim) të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (1976); dhe
b. Nenet 30 (Vrasja), 38 (Lëndimi Serioz Trupor), 74 (Dhunimi), 76 (Marrëdhënie seksuale me një person të pa-aftë), 77 (Marrëdhënie seksuale apo shthurje jo-natyrore me një person nën moshën 14 vjeçare), 81 (Shtyrje jo-natyrore), 136 (Vjedhje), 138 (Raste të rënda të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë), 141 (Plaçkitje), të Ligjit Penal të Provincës Social Autonome të Kosovës (1977).

Neni 7 krime kundër administrimit të drejtësisë

1. Tribunali mund ta mbajë në ndalje të Tribunalit çdo person i cili me vetëdije dhe me dëshirë ndërhynë në administrimin e drejtësisë pas konfirmimit të juridiksionit të Tribunalit në përputhje me këtë Statut. Kjo përfshinë por nuk kufizohet në të drejtën për të mbajtë nën ndalim çdo person i cili:
a. Me vetëdije dhe me dëshirë bën një deklaratë për të cilën personi ka njohuri që është e rrejshme dhe të cilën person e din që mund të përdoret si provë në një procedurë penale duke që se deklarata është bërë nga një person i cili formalisht ka pranuar që ai person ka qenë në dijeni për pasojat potenciale penale që mund të mbartë bërja e një deklarate të rrejshme.
b. Gjatë të qenit dëshmitar para një Gjyqtari apo dhome të Tribunalit:
i. jep deklaratë të rrejshme në procedurë gjyqësore; apo,
ii. nuk i përgjigjet një pyetje apo pa pas arsyetim të arsyeshëm.
c. Shpalos informata të fshehta duke e ditur që është duke shkelur urdhrin e gjyqtarit apo dhomës apo të rregullave dhe rregulloreve të Tribunali;
d. Me anë të detyrimit, apo të premtimit për dhuratë, apo çfarëdo forme tjetër të përfitimit me qëllim që të:
i. bëjë një person që të japë një deklaratë të rrejshme, jep dokument të rrejshëm apo të fshehë një fakt material gjatë një procedure zyrtare;
ii. parandalon apo vonon marrjen pjesë apo dhënien e dëshmisë se cilido person gjatë një periudhe zyrtare;
iii. parandalon apo vonon komunikime të informatave nga një person lidhur me kryerjen e krimit, tek Policia apo autoriteti tjetër hetues, prokurori apo gjyqtari;
iv. parandalon apo vonon një person nga prodhimi i një dokumenti apo mbajtja e shënimeve/incizimit, në një procedurë zyrtare;
v. e bënë një person që të zbusë, largoj, fshehë, shkatërroj, dëmtoj, apo t’i shndërroj në të pa përdorshme, në tërësi apo pjesërisht, çdo të dhënë, pronë, objekt apo dokument me qëllim të dëmtimit të gatishmërisë së objektit për tu përdorur në një procedurë zyrtare;
vi. e bënë një person ti shmanget thirrjes ligjore për të dhënë dëshmi apo për të prodhuar dëshmi në një procedurë zyrtare; apo,
vii. bënë një dëshmitarë apo ekspertë që të mohoj apo të japë deklaratë të rrejshme në një procedurë zyrtare.
e. Me qëllim të parandalimit apo pengimit të mbledhjes së provave në një procedurë gjyqësore, fsheh, shkatërron, dëmton apo i shndërron në të papërdorshme, në tërësi apo pjesërisht, pronën e personit tjetër, apo dokumentin që mund të përdoret si dëshmi.
f. Në kryerjen e krimit të paraparë me këtë Nen, kërcënon me përdorim të dhunës apo përdorë dhunë.
g. Përdorë dhunë apo kërcënim serioz apo çfarëdo mase tjetër të detyrimit, premtim për dhuratë apo ndonjë formë tjetër të përfitimit për të nxitë një person tjetër të ndalet nga dhënia e një deklarate apo të japë deklaratë të rreme apo në një mënyrë tjetër të dështon në dhënien e informatës së vërtetë pranë Policisë, prokurorit, gjykatësit apo një zyrtari të autorizuar të Tribunalit, kur një informacion i tillë ndërlidhet me pengimin e mbarëvajtjes së procedurës penale.
h. Kushdo që pa autorizim zbulon informata lidhur me identitetin e të dhënave personale të një personi nën mbrojtje në një procedurë penale apo në një program të veçantë të mbrojtjes.
i. Kushdo që dështon të respektojë një urdhër final, vendim apo aktgjykim të Tribunalit, apo që refuzon, apo pengon publikimin e një vendimi final apo aktgjykimit të Tribunalit.
2. Çdo nxitje apo përpjekje për të kryer cilindo nga veprimet e parapara në paragrafin 1 më lart është i dënueshëm si mospërfillje e Tribunalit me dënime të njëjta.

Neni 8 Juridiksioni Personal

Tribunali do të ketë juridiksion mbi personat fizik sipas dispozitave të këtij Statuti

Neni 9 Përgjegjësia Penale Individuale

1. Personi i cili ka planifikuar, shtyrë, urdhëruar, kryer apo në mënyrë tjetër ka ndihmuar apo përkrahur në planifikimin, përgatitjen apo kryerjen e krimit të paraparë me Nenet 3-7 të këtij Statuti, do të jetë përgjegjës personalisht për krimin.
2. Pozita zyrtare e një personi të akuzuar, pavarësisht se a është kryetar shteti apo i Qeverisë apo zyrtar përgjegjës i Qeverisë, nuk do të ndikoj në lirimin e atij personi nga përgjegjësia penale apo në zbutje të dënimit.
3. Fakti që cilido nga veprimet e parapara në Nenet 3-7 të këtij Statuti janë kryer nga një vartës kjo nuk e liron udhëheqësin e tij nga përgjegjësia penale, në rast se ai apo ajo e ka ditur apo ka pas arsye të dijë që vartësi ka qenë në prag të kryerjes së veprimeve të tilla apo ka kryer ato veprime dhe udhëheqësi ka dështuar të ndërmarrë masat e arsyeshme dhe të nevojshme për të parandaluar veprimet e tilla apo ti dënojë kryerësit nga aty.
4. Fakti që personi i akuzuar ka vepruar në bazë të një urdhri të Qeverisë apo të një udhëheqësi nuk do ta lirojë atë nga përgjegjësia penale, por mund të konsiderohet për zbutje të dënimit në rast se Tribunali Ndërkombëtarë vlerëson se drejtësia e kërkon një gjë të tillë.

Neni 10 Non-bis-in-idem

1. Asnjë person nuk duhet të gjykohet para një gjykate të Kosovës për veprimet për të cilat ai apo ajo veçmë është gjykuar nga ana e Tribunalit.
2. Një person i cili ka qenë i gjykuar nga një gjykatë e Kosovës mund të gjykohet më pas nga ana e Tribunalit në rast se procedurat e gjykatës vendore nuk kanë qenë të paanshme apo të pavarura në përputhje me normat e procesit të rregullt të njohura nga e drejta ndërkombëtare, në rast se janë krijuar për të strehuar të akuzuarit nga përgjegjësia penale për krimet që bien nën juridiksionin e Tribunalit apo rastet të cilat nuk janë ndjekur në mënyrë të duhur.
3. Gjatë konsiderimit të dënimit që do të shqiptohet ndaj një personi të dënuar për krim sipas këtij Statuti, Tribunali do të marrë parasysh masën e vuajtur të dënimit të shqiptuar nga gjykata vendore për personin e njëjtë dhe për veprimin e njëjtë.
4. Asnjë person nuk do të gjykohet para Tribunalit për veprimet të cilat ai apo ajo veçmë është gjykuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen e Personave Përgjegjës për Shkeljet Serioze të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare të kryera në Territorin e Ish-Jugosllavisë që nga viti 1999 (“ICTY”).

Neni 11 Amnistia

Çfarëdo lloj amnistie e dhënë ndonjë personi për krimet që bien nën jurisdikcionin e Tribunalit nuk do të shërbejë si pengesë për ndjekje.

PJESA E DYTË – ORGANIZIMI I TRIBUNALIT

Neni 12 Organizimi i Tribunalit

1. Tribunali do të përbëhet nga organet në vijim:
a . Dhomat, të përbëra nga Gjyqtarët e Procedurës Paraprake, Dhoma e Gjykimeve dhe një Dhomë e Apelit, sipas nevojës:
b . Zyra e Prokurorit; dhe
c. Regjistri, i cili do të përfshijë Zyrën e Mbrojtjes, Zyrën e Pjesëmarrjes së viktimave dhe Zyrën për Mbrojtje të Dëshmitarëve dhe Mbështetje.

Neni 13 Përbërja e Dhomave

1. Në bazë të Nenit 21(2) Caktimi i Gjyqtarëve dhe përbërja e Dhomave, Dhomat do të përbëhen si në vijim:
a. Një gjyqtar i procedurës paraprake;
b. Në rast të gjykimit si pasojë e aktakuzës, tre gjyqtarë do të shërbejnë në Dhomën e Gjykimeve, së bashku me një gjyqtarë rezervë; dhe
c. Në rast të ankesës në përputhje me Nenin 37, pesë gjyqtar, duke përfshi Kryetarin në rast të mundësisë, do të shërbejnë në Dhomën e Apelit.
2. Kryetari do të zgjedh gjyqtarët e nevojshëm nga Lista e Gjyqtarëve, në përputhje me dispozitat e këtij Statuti.

Neni 14 Lista e Gjyqtarëve

1. Një listë prej 15 gjyqtarëve të pavarur do të krijohet në bazë të procedurës së paraparë në Nenin 14 të këtij Statusi.
2. Jo më shumë se tre gjyqtarë ne listë mund të jenë pjesë e Shtetit të njëjtë. Një person I cili, për qëllime të hyrjes në listë, mund të konsiderohet si pjesëtar I më shumë se një Shteti do të konsiderohet shtetas I atij Shteti në të cilin rregullisht ushtron detyrat e tij civile dhe politike.
3. Gjyqtarët duhet të jenë prezent në selinë e Tribunalit sipas nevojës dhe në bazë të kërkesës së Kryetarit për të ushtruar funksionet e tyre që kërkojnë prezencën e tyre. Për aq sa është e mundur, dhe në bazë të vendimit të Kryetarit, funksionet mund të ushtrohen nga distanca.
4. Gjyqtarët nuk do te pranojnë pagë apo përfitime të tjera vetëm duke qenë në listë.
5. Gjyqtarët në listë duhet të përpiqen të mos përfshihen në asnjë aktivitet I cili mund të komprometoj mundësinë e Kryetarit për ti zgjedhur ata nga Lista e Gjyqtarëve për të shërbyer si gjyqtar para Tribunalit.

Neni 15 Kualifikimet e Gjyqtarëve

1. Gjyqtarët duhet të jene persona me karakter dhe moral të lartë, të paanshëm dhe me integritet. Ata duhet të jenë të pavarur në ushtrimin e funksioneve të tyre dhe nuk duhet të pranojnë apo të kërkojnë udhëzime nga ndonjë qeveri apo nga ndonjë burim tjetër. Çdo kandidat për emërtim si gjyqtar duhet të ketë përvojë të dëshmuar në të drejtën dhe procedurën penale apo pjesë relevante të së drejtës ndërkombëtare, me përvojë të gjatë gjyqësore, prokuroriale apo të mbrojtjes në procedura penale vendore apo ndërkombëtare.
2. Në përbërjen e plotë të Dhomave, duhet ti kushtohet rëndësi të veçantë kompetencave të krijuara të gjyqtarëve në të drejtën dhe procedurën penale, dhe në të drejtën ndërkombëtare si dhe përfaqësimit të barabartë të sistemeve ligjore dhe përfaqësimit të drejtë të gjyqtarëve të gjinisë femërore dhe mashkullore. Dy gjyqtarë me shtetësi te njëjtë nuk mund të ulen në një gjykim.

Neni 16 Emërimi i Gjyqtarëve

1. Gjyqtarët do të emërohen nga [xx] pas rekomandimit të një Paneli Përzgjedhës të pavarur dhe të krijuar për këtë qëllim. Paneli Përzgjedhës do të përbëhet nga dy gjyqtar të cilët janë pjesë apo kanë dalë në pension nga një tribunal hibrid apo ndërkombëtar, dhe një përfaqësues të [Shërbimit të Jashtëm të BE-së] (“Paneli Përzgjedhës”).
2. Paneli Përzgjedhës do të thërras për aplikim personat e kualifikuar të cilët janë shtetas të BE-së apo të shteteve kontribuuese dhe kanë përkrahjen e Shtetit të tyre për aplikim. Afati i fundit për aplikim do të jetë 30 ditë pas përfundimit të thirrjes për aplikim.
3. Paneli Përzgjedhës do të marrë në konsideratë kandidatët dhe do të krijoj një listë të ngushtë me kandidatë më të përshtatshëm për intervistë. Pas intervistës, Paneli Përzgjedhës do të finalizoj listën e cila do të përmbajë 15 emra të kandidatëve më të përshtatshëm nga ata që kanë plotësuar kushtet për të marrë pozitën e gjyqtarit pranë Tribunalit. Paneli Përzgjedhës do të dërgoj listën tek [xx] si rekomandime për emërim të gjyqtarëve në listë.
4. Rekomandimet nga Paneli Përzgjedhës i pavarur të krijuar para se ky Statut të hyjë në fuqi me [xx] për këtë qëllim dhe në përputhje me këto parime mund të pranohen deri më [xx].
5. Pas pranimit të rekomandimeve të Panelit Përzgjedhës, [xx] do të emëroj gjyqtarët në listë për kohëzgjatjen e ekzistencës së Tribunalit.

Neni 17 Vendet e lira të punë në Listën e Gjyqtarëve

1. Çdo vend i lirë I punës do të përmbushet me anë të metodës së njëjtë të paraparë me Nenin 16 për krijimin e listës së gjyqtarëve. Paneli Përzgjedhës do të formohet dhe do të filloj procesin sa më parë qe është e mundur pas shpalljes së dhënë.
2. Çdo gjyqtar i përzgjedhur për të përmbushur vendin e lirë të punës në Listën e Gjyqtarëve do të emërohet për pjesën e mbetur të mandatit të pararendësit të tij.

Neni 18 Statusi i Gjyqtarëve

1. Në rast të zgjedhjes nga ana e Listës së Gjyqtarëve për të marrë pjesë në procedurë paraprake, gjykim apo fazën e ankesës për një rast në përputhje me Nenin 21 Caktimi i Gjyqtarëve, gjyqtari do të caktohet për një mandat katër vjeçar apo deri në përfundim të fazës së procedurës në të cilën ai apo ajo ka qenë i përfshirë në rast se ajo fazë zgjatë më shkurtë apo më gjatë. Gjyqtarët nuk do të jenë të kualifikuar për ri-caktim përderisa përzgjedhja e tyre në Listën e Gjyqtarëve është bërë për qëllim të dëgjimit të ankesës sipas Nenit 21 (2) Caktimi i gjyqtarëve vetëm apo, nga urdhri i Tribunalit, një çështje e cila është ri-pranuar/kthyer tek Dhoma fillestare pas shqyrtimit të lëndës. Kushtet dhe specifikat e punës së Gjyqtarëve për secilën ditë që ushtrojnë funksionet e tyre në kuadër të Tribunalit do të jetë (ekuivalente me xx).
2. Kryetari do të shërbejë përgjatë tërë ekzistimit të Tribunalit dhe kushtet dhe specifikat e punës së tij do të jenë (ekuivalente me xx).
3. Të gjithë gjyqtarët që shërbejnë në Tribunal do të gëzojnë status të barabartë dhe kushte dhe specifika të punës gjatë kohës që janë të angazhuar në punën e Tribunalit.

Neni 19 – Pavarësia e Gjyqtarëve

1. Gjyqtarët duhet të jenë të pavarur në ushtrimit e funksionit të tyre. Ata nuk duhet të ulen në gjykimet e Tribunalit në kapacitetin e tyre individual.
2. Pavarësisht se a janë zgjedhur nga lista e pritjes së gjyqtarëve apo jo, gjyqtarët nuk duhet të përfshihen në asnjë aktivitet që ka mundësi të ndërhyjë në funksionet e tyre gjyqësore apo të afektojë besimin në pavarësinë e tyre.
3. Në rastin që thirret të shërbejë më orar të plotë në ulësen e Tribunalit, gjyqtarët nuk duhet të përfshihen në asnjë detyrë tjetër të natyrës profesionale.
4. Asnjë gjyqtarë nuk mund të suspendohet përveç nëse, në opinionin jo-anonim të gjyqtarëve të tjerë, ai apo ajo ka ndalë së përmbushuri kërkesat e parashtruara në Nenin 15.
5. Çdo pyetje për sa i përket aplikimit të paragrafit 2 dhe 3 duhet të vendoset nga një shumicë absolute e gjyqtarëve. Kur ndonjë pyetje ka të bëjë me një gjyqtarë të caktuar, ai gjyqtar nuk do të marrë pjesë në vendim.

Neni 20 – Emërimi dhe funksionet e Kryetarit dhe Zëvendës-Kryetarit

1. Pas konsultimit me Komisionin Përzgjedhës, (xx) do të emëroj një Kryetar nga radha e gjyqtarëve të Tribunalit. Kryetari është anëtar i Dhomës së Apelit të cilën edhe e udhëheq.
2. Kryetari është përgjegjës për administrimin gjyqësor të Tribunalit dhe funksioneve të tjera të dhëna nga dispozitat e këtij Statuti.
3. Zëvendës-Kryetari përzgjidhet nga shumica absolute e të gjithë gjymëtarëve të Tribunalit nga radhët e gjyqtarëve të Tribunalit. Zëvendës-Kryetari do të aktivizohet nga lista e pritjes së gjyqtarëve dhe do të marrë përsipër detyra e Kryetarit në mungesë apo paaftësi për të vepruar të këtij të fundit.

Neni 21 – Caktimi i gjyqtarëve dhe përbërja e Dhomave

1. Kryetari do të caktoj gjyqtarët nga lista pritëse e gjyqtarëve në mënyrën në vijim:
a. Një gjyqtar i procedurës paraprake do të ushtrojë funksionet e gjyqtarit të procedurës paraprake siç është paraparë me Nenin 32. Caktimi i gjyqtarit të procedurës paraprake do të kaloj 30 ditë pas formimit të Dhomës së Gjykimit, përveç nëse gjyqtari i procedurës paraprake është i përfshirë në procedime që pritet të zgjasin më shumë se 30 ditë, në të cilin rast, caktimit i tij apo i saj do të kaloj kur procedurat e tilla të kenë përfunduar.
b. Dhoma e Gjykimit, duke përfshirë gjyqtarin rezervë, në momentin që sfidat rreth formës së një aktakuze janë tejkaluar dhe përgatitjet për gjykim mund të fillojnë, por jo më vonë se 30 ditë nga konstituimi i Dhomës Gjykuese, përveç nëse Gjyqtari i Procedurës Paraprake është përfshirë në procedura të cilat parashihet të zgjasin më gjatë se 30 ditë, në këtë rast angazhimi i tij/saj do të përfundojë kur të përfundojnë procedurat.
c. Gjyqtari i Apelit do të caktohet sapo një kërkesë apo njoftim për ankesë, cilado që të bëhet më herët, të parashtrohet nga cilado palë në lidhje me një gjykim të Dhomës Gjykuese në përputhje me Nenin 36. Caktimi i gjyqtarëve në Dhomën e Apelit do të përfundojë në ditën që Dhoma e Apelit shpallë vendimin lidhur me ankesën, përveç nëse Dhoma e Apelit është paralelisht të involvuara në procedura tjera, rast ky në të cilin detyrat e gjyqtarëve do të përfundojnë kur këto procedura të përfundohen.
d. Përveç nëse si alternativë, një mekanizëm plotësisht ndërkombëtarë mund të përdoret për këtë qëllim, pesë gjyqtarë do të përcaktohen nga Lista e Gjyqtarëve për të dëgjuar çfarëdo kërkese për rishikim të ndonjë vendimi përfundimtarë të dhënë nga Dhoma e Apelit. Këta gjyqtarë rishikues do të emërohen vetëm pasi të jetë parashtruar një kërkesë e tillë për rishikim. Detyrat e gjyqtarëve rishikues do të pushojnë në ditën që Dhoma e Apelit të japë vendimin e vet rishikues, përveç nëse Dhoma e Apelit është paralelisht e involvuar edhe në çështje të tjera, rast në të cilin caktimi i gjyqtarëve do të pushojë kur procedurat të jenë përfunduar.
2. Pavarësisht nga paragrafi 1, Kryetari do të caktojë tre gjyqtarë që të dëgjojnë një ankesë që rezulton nga një vendim i Gjyqtari i Procedurës Paraprake në përputhje me Nenin xx. Ngjashëm, në përputhje me nenin 3, Presidenti do të caktojë vetveten dhe katër gjyqtarë të tjerë që të dëgjojnë një ankesë të ndërmjetme që rezulton nga një vendim i Dhomës Gjykuese. Kryetari mundet gjithashtu të caktojë një Gjyqtarë nga Lista e Gjyqtarëve për tu marrë me një çështje e cila në pikëpamjen e Kryetarit dhe Gjyqtarit të Procedurës Paraprake kërkon caktimin e një gjyqtari e jo të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake.

3. Gjyqtari i Procedurës Paraprake nuk mund të caktohet si gjyqtarë në Dhomën Gjykuese, Dhomën e Apelit dhe në panel rishikues për të njëjtin rast si në procedurën paraprake. Një Gjyqtarë i Dhomës së Apelit që e dëgjon një rast nga vendimi i Gjyqtarit të Procedurës Paraprake nuk mund të caktohet në Dhomën Gjykuese për të njëjtin rast.
4. Në rastet kur Kryetarin është diskualifikuar për të dëgjuar një rast ose ka arsye të tjera për të mos dëgjuar një rast në Dhomën e Apelit, Kryetari do të caktojë një gjyqtarë tjetër nga Lista e Gjyqtarëve për të zëvendësuar atë n ë Dhomën e Apelit. Në atë rast, Gjyqtarët e Dhomës së Apelit do ta zgjedhin një gjyqtarë kryesues nga radhët e veta.
5. Caktimi i detyrave Ad hoc sipas paragrafit 2 për nga natyra do të jetë i përkohshëm dhe do të pushojë sapo të përmbushet çështja e cila ka shkaktuar caktimin e detyrave.

Neni 22 Prokurori

1. Prokurori do të jetë përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen penale e personave përgjegjës për veprat penale që bien nën juridiksionin e Tribunalit.
2. Prokurori do të ketë kompetenca të:
a. Kërkojë praninë dhe të marrë në pyetje të dyshuarit, viktimat dhe dëshmitarët;
b. Të mbledh dhe ekzaminojë evidencat;
c. Të realizojë hetime në vend të ngjarjes;
d. Të kërkojë bashkëpunim nga cilido shtet apo organizatë ndër-qeveritare, ndërkombëtare apo nacionale në përputhje me kompetencat respektive dhe/ose mandat, dhe të arrijë angazhime apo marrëveshje sipas nevojës në atë aspekt.
e. Të pajtohet të mos publikojë në asnjë fazë të procedurave, informata të cilat Prokurori i ka mbledhur nën kushtet e konfidencialitetit dhe veçanërisht për qëllim të gjenerimit të dëshmive tjera, përveç nëse dhënësi i informatave pajtohet ndryshe; dhe
f. Të ndërmarrë masat e nevojshme, ose të kërkojë që të ndërmerren masat e nevojshme që të konsiderojë konfidencialitetin e informatave, mbrojtjen e cilitdo person dhe ruajtjen e dëshmive.
3. Gjatë përmbushjes së këtyre detyrave, Prokurori sipas nevojës do të asistohet nga (xxx) dhe Kosova.
4. Prokurori do të veproje i pavarur si organ i ndarë nga Tribunali. Ai/ajo dhe të gjithë anëtarët e stafit të tij/saj nuk do të kërkojnë apo pranojnë instruksione prej ndonjë Qeverie të një shteti apo ndonjë burimi tjetër. Prokurori nuk do të angazhohet në ndonjë aktivitet tjetër i cili ka mundësi të ndërhyjë në punën e tij si Prokuror ose të ndikojë në besueshmërinë e tij si i/e pavarur. Nuk do të angazhohet në asnjë punë të natyrës profesionale.
5. Krye Prokurori i SITF do të emërohet nga [xx] si Prokurorë për Tribunalin.
6. Nëse Prokurori do ta lëshojë pozitën e tij në çfarëdo kohe, një Prokuror zëvendësues do të emërohet nga [xx] pas shqyrtimit të kandidatëve me kualifikimet e përshtatshme. Prokurori duhet të jetë person me karakter të lartë oral dhe të posedojë nivelin më të lartë të kompetencave dhe eksperiencës në zhvillimin e hetimeve dhe ndjekjes së rasteve penale dhe të jetë i rrjedhshëm në njërën nga gjuhët punuese të Tribunalit.
7. Prokurori do të shërbej në mandate katër-vjeçare dhe me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat. Kushtet e punës dhe shërbimit të Prokurorit do të jenë [ekuivalente me ato të].
8. Zyra e Prokurorit do të përbëhet nga Prokurori dhe stafi i kualifikuar në bazë të nevojave. Stafi do të emërohet nga Prokuroi pas një procesi të aplikimit të bazuar në konkurrencë, ndërsa për një periudhë të përkohshme tranzicionale deri në gjashtë muaj, do të përbëhet nga stafi i SITF, të cilët do të transferohen tek Zyra e Prokurorit të Tribunalit.

Neni 23 Sekretariati
1. Sekretariati do të jetë përgjegjës për administrimin dhe shërbimet Tribunalit.
2. Sekretariati do të përbëhet nga një Sekretar, i cili do të jetë zyrtari më i lartë administrativ i Tribunalit dhe stafi sipas nevojës. 3. Sekretari do të emërohet nga [xx] pas shqyrtimit të aplikantëve me kualifikime të nevojshme. Sekretari me eksperiencë në gjykatat ndërkombëtare dhe të njoh rrjedhshëm së paku nj nga gjuhët punuese të Tribunalit.
4. Sekretari do të ushtrojë funksionin për një mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat. Kushtet dhe specifikat e punës së Sekretarit do të jenë [ekuivalente me xx].
5. Sekretari do të themelojë një Zyre për Viktimat Pjesëmarrëse në kuadër të Sekretariatit, zyre kjo e cila do t’u ofrojë asistencë dhe këshilla lidhur me procedurat penale për viktimat të cilat janë pranuar si të tilla nga Tribunali dhe të cilat janë organizuar në grupe përfaqësuese të interesave të tyre në raste të caktuara. Stafi i këtij departamenti do të përfshirë (një) ekspert të specializuar në (trauma, dhunë seksuale dhe të bazuar në gjini dhe dhunë ndaj fëmijëve).
6. Sekretari gjithashtu do të themelojë një Zyre të Mbrojtjes në kuadër të Sekretariatit, e cila do të administrojë, në emër të Sekretarit, listën e Avokatëve Mbrojtës të pranueshëm për t’u paraqitur para Tribunalit, si dhe një sistem të ndihmës juridike për përfaqësimin e personave të akuzuar para Tribunalit që nuk kanë mundësi ose me mundësi të limituara financiare.
7. Sekretari do të themelojë një Zyre Mbështetëse dhe për Mbrojtjen e Viktimave në kuadër të Sekretariatit e cila do të implementojë, në emër të Sekretarit, në konsultim me Zyrën e Prokurorit dhe kur është e nevojshme edhe me Avokatin Mbrojtës dhe Avokatin e Viktimës, masa mbrojtëse dhe të sigurisë, do të ofrojë këshillim dhe asistencë të duhur për dëshmitarët. Stafi i këtij departamenti do të përfshirë një ekspert në çështjet e traumave, dhunës seksuale dhe të bazuar në gjini, dhe dhunën ndaj fëmijëve.
8. Stafi i Sekretariatit do të emërohet nga Sekretari pas një procesi të aplikimit të bazuar në konkurrencë.

Neni 24 Deklarata Solemne

Para se të marrin detyrat e parapara me këtë Statut, Kryetari, Gjyqtarët, Prokurorët dhe Sekretari do të bëjnë secili një deklaratë solemne/zotohen publikisht se do të ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të ndërgjegjshme.

Neni 25 Rregullat e procedurës dhe Dëshmive

1. Rregullat e Procedurës dhe Dëshmive që rregullojnë formën e realizimit të procedurave para Tribunalit do të miratohen nga Gjyqtarët e Tribunalit sa më shpejtë që është e mundur pas emërimit të tyre Listën e Gjyqtarëve nga [xx]
2. Rregullat e Procedurës dhe Dëshmive do të reflektojnë standardet më të larta të procedurës penale ndërkombëtare, me qëllim të sigurimit të në gjykimi të drejtë dhe të shpejtë duke pasur parasysh natyrën ad hoc, lokacionin dhe specifikat e seancave që do të dëgjohen nga Tribunali. Kodi i Procedurës Penale i Kosovës i vitit 2012 duhet të merret parasysh, kur është e aplikueshme.
3. Rregullat e Procedurës dhe Dëshmive do të jenë në përputhje me këtë Statut.
4. Rregullat e Procedurës dhe Dëshmive mund të amendamantohen nga Gjyqtarët, në konsultim me Prokurorin dhe Sekretarin, të cilët do të përfaqësojnë interesant e Mbrojtjes dhe Viktimave.

Neni 26 Gjuhët Zyrtare dhe Punuese

Gjuhët zyrtare të Tribunalit do të jenë gjuha Angleze dhe Franceze. Gjuhët punuese të Tribunalit do të jenë gjuha Angleze, Franceze, Shqipe dhe Serbe. Në cilëndo seanca, Gjyqtari i Procedurës Paraprake ose i Dhomës mund të vendosë të zvogëlojë numrin e gjuhëve për ato seanca të caktuara me në një ose dy nga këto gjuhë, në bazë të nevojës.

Neni 27 Të drejtat e të dyshuarit/akuzuarit

1. Të gjithë personat do të jenë të barabartë para Tribunalit
2. Në përcaktimin e akuzave ndaj tij/saj, i akuzuari do të ketë të drejtë në një dëgjim publik dhe të drejtë, në përputhje me nenin 29 të këtij Statuti/ në përputhje me masat e shqiptuara nga Tribunali për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave.
3. I akuzuari do të prezumohet i pafajshëm derisa të provohet fajësia përtej dyshimit të bazuar në përputhje me dispozitat e këtij statuti.
4. Në përcaktimin e çfarëdo aktakuze ndaj të akuzuarit në pajtim me këtë statut, i akuzuari do të ketë drejtë në garancitë minimale si më poshtë, në mënyrë të barabartë:
a. të informohet në mënyrë të shpejtë dhe detajisht në një gjuhë të kuptueshme rreth natyrës dhe shkakut të aktakuzës ndaj tij ose saj;
b. të ketë kohë dhe ambient adekuatë për përgatitjen e mbrojtjes së tij ose saj dhe të komunikoj me avokatin e përzgjedhur nga ai ose ajo;
c. të gjykohet pa vonesa të panevojshme
d. të gjykohet në praninë e tij se saj, dhe të mbroj vetveten personalisht apo përmes asistencës ligjore të përzgjedhur nga vet ai ose ajo; nëse ai apo ajo nuk ka asistencë ligjore, të informohet për këtë të drejt; dhe të ketë ndihmë ligjore të përcaktuar për të, në rastet kur kjo kërkohet për interes të të drejtë; dhe të ketë ndihmë ligjore të përcaktuar për të, në rastet kur kjo kërkohet për interes të drejtësisë, dhe pa pagesë kur ai ose ajo nuk ka mjetet e mundshme për të paguar për të;
e. të marrë në pyetje personalisht apo përmes dikujt tjetër, dëshmitarin kundër tij ose saj dhe të kërkoj edhe pjesëmarrjen dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në anën e tij ose saj nën kushtet e njëjta si edhe dëshmitarët kundër tij ose saj;
f. të ketë ndihmën pa pagesë të një përkthyesi nëse ai ose ajo nuk kupton apo flet gjuhën e përdorur në Tribunal;
g. të mos jetë i/e detyruar të dëshmoj kundër vetvetes ose të pranojë fajësinë.

Neni 28 Të drejtat e Viktimave

1. Viktimë është ai person, të drejtat personale ose pronësore të të cilit janë shkelur ose rrezikuar nga një krim I cili është duke u gjykuar nga ky Tribunal dhe i cili i ka dorëzuar Tribunalit një Deklaratë kërkesë për Dëme e që është pranuar nga Tribunali. Pranimi i një personi si Viktimë nga Tribunali nuk do të jetë pengesë për dhënien e dëshmisë si dëshmitarë para Tribunalit.
2. Interesi dhe e drejta primare e Viktimës në procedurat penale para Tribunalit është njohja e demit dhe reparacionet. Tribunali, në Rregullat e Procedurës dhe Dëshmive do të vendosë parime lidhur me reparacionet për, apo në lidhje me viktimat, duke përfshirë dëmshpërblimin, kompensimin dhe
rehabilitimin. Gjithashtu do të përcaktoj përmbajtjen dhe procedurën e dorëzimit dhe pranimit të Deklaratë kërkesave për Dëme.
3. Viktimat do të grupohen në një grup përveç nëse Dhoma Gjykuese vendos se Viktimat duhet të jenë jen të ndara në më shumë se një grup në bazë të çështjes kryesore të interesit, duke përfshirë nëse është e nevojshme një grup për viktimat e dhunës seksuale.
4. Grupet e viktimave do të asistohen nga një avokat i viktimave që do të sigurohet nga Zyra e Sekretarit për Viktima pjesëmarrëse. Nuk lejohet ndonjë përfaqësim tjetër i viktimave. Sekretari do të siguroj një avokat për të përfaqësuar secilin grup të viktimave. Në rrethana të jashtëzakonshme, Dhoma Gjykuese mund të urdhërojë Sekretarin që të sigurojë më shumë se një përfaqësues për një grup. Zyra për Viktima Pjesëmarrëse mund t’u sigurojë viktimave këshilla dhe shërbime të ndryshme që ndërlidhen me punën e Tribunalit, sipas nevojës.
5. Tribunali mund ta lejojë përfaqësimin e viktimave përmes Avokatit të Viktimave, në faza të caktua të procedurës kur Tribunali ka vendosur se janë prekur interesat primare dhe kur kjo është e nevojshme dhe realizohet në një formë që nuk është paragjykuese ose jokonstitente me të drejtat e të akuzuarit dhe një gjykim të drejt dhe të paanshëm.
6. Në gjykimin e vet, Dhoma Gjykuese mundet në bazë të kërkesës ose me vendim të vetin në rrethana të jashtëzakonshme të vendosë për shtrirjen dhe nivelin dëmit, humbjes apo lëndimit të, ose në ndërlidhje me viktimën, dhe do të deklarojë për principet mbi të cilat ka vepruar. Në mënyrë alternative, nëse një deklarim i tillë do të vononte procedurat në mënyrë të panevojshme, Dhoma mund të kufizojë vendimin vetëm në identitetin e viktimës për çfarëdo krimi të përcaktuar në aktgjykim.
7. Në rast se Dhoma Gjykuese, apo Dhoma e Apelit shpall fajtor një të akuzuar, mund të nxjerrë një vendim drejtpërdrejt ndaj të akuzuarit duke specifikuar reparacionet e përshtatshme për, ose në lidhje me viktimën duke përfshirë këtu dëmshpërblimin, kompensimin dhe rehabilitimin.
8. Kur është e aplikueshme, Dhoma mund ti referojë viktimat në procedura civile pranë gjykatave të Kosovës ose ndonjë gjykatë tjetre qe mund të ketë juridiksion për kërkesa të tilla.
9. Me aplikimin e Avokatit të Viktimës, Sekretari mund t’i transmetojë autoriteteve kompetente qe cilitdo Shtet një kopje të certifikuar të gjykimit që e shpall të akuzuarin fajtor për një krim të kryer dhe vendim të përcaktimin e viktimës në pajtueshmëri me këtë nen, dhe nëse është përcaktuar, dëmet e shkaktuara ndaj viktimës.
10 Përpara se ta bëjë përcaktimin në përputhje me këtë nen, Dhoma Gjykuese mund të ftojë dhe të marrë parasysh përfaqësimet nga apo në emër të akuzuarit, viktimës, (personave tjerë të interesuar apo shteteve të interesuara).

Neni 29 Mbrojtja e viktimave dhe dëshmitarëve

1. Në rregullat e procedurës dhe dëshmive Tribunali do të siguroj mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve duke përfshirë sigurinë e tyre, mirëqenien fizike psikologjike, dinjitetin dhe privatësinë. Masat e tilla mbrojtëse do të përfshijnë, por nuk do të limitohen në, procedurave nën monitorim të kamerave, prezantimin i dëshmive përmes mjeteve elektronike ose formave tjera speciale në mbrojtën e identitetit të viktimave.
2. Dispozitat e veçanta do të futen me qëllim të mbrojtjes së viktimave të prishta duke përfshirë viktimat e dhunës seksuale dhe të bazuara në gjininë dhe fëmijëve. Këso lloj mbrojtje do të zbatohet gjatë seancave në rast të viktimave të dhunës seksuale ose të dëshmitarëve/viktimave fëmijë, përveç nëse është urdhëruar ndryshe nga Dhoma Gjykuese, duke i pasur parasysh të gjitha rrethanat e veçanërisht ato që ndërlidhen me viktimën ose dëshmitarin. Avokati i Viktimës, mund të përfaqësoj atë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, njërës nga Dhomat ose para Prokurorit duke u bazuar në masat e nevojshme mbrojtëse për viktimë që dëshmon para Tribunalit.
3. Zyra Mbështeste dhe për mbrojtjen e Viktimave mund të këshillojë Gjyqtarin e Procedurës Paraprake, ndonjërën nga Dhomat ose Prokurorin lidhur me masat e përshtatshme mbrojtëse, aranzhimet e sigurisë, këshillimin dhe asistencën për dëshmitarët para, gjatë dhe pas dhënies së dëshmisë përpara Tribunalit.

PJESA E TRETË – ZHVILLIMI I PROCEDUARAVE

Neni 30 Dëshmitë e mbledhura para Tribunalit

1. Dëshmitë e mbledhura në procedura penale ose hetime që bien nën juridiksionin e Tribunalit para themelimit të Tribunalit në çfarëdo autoritet apo agjencion i zbatimit të ligjit qoftë nacionale apo ndërkombëtarë, përfshirë këtu Prokurorin e Shtetit të Kosovës, çdo autoritet policorë në Kosovë, Tribunalin Ndërkombëtarë Penal për ish Jugosllavinë (ICTY), EULEX, apo SITF, do të merren nga Tribunali. Pranueshmëria e tyre do të vendoset nga dhomat sipas standardeve ndërkombëtare për mbledhjen dëshmive. Pesha që do t’u jepet këtyre dëshmive do të vendoset nga dhomat.
2. Transkriptet e dëshmive të dëshmitarëve të dhëna para ICTY dhe dokumentet e depozitimeve të dëshmitarëve para ICTY në përputhje me Nenin 71 të Rregullave të Procedurës dhe të Dëshmive të ICTY do të jenë të pranueshme për Tribunalin me kusht që të testimonialet ose (depozitimet) të jenë relevante për ndonjë fakt në çështjen në procedurë përpara Tribunalit.
3. Transkriptet e dëshmive të dhëna nga dëshmitarët përpara gjykatave të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe dëshmitë e dhëna në procedurën paraprake, apo dëshmitë e ruajtura si pjesë e Hetimeve Speciale në përputhje me procedurat penale të aplikueshme në Kosovë, në kohën e caktuar mund të jenë të pranueshme për Tribunalin.
4. Dokumentet origjinale, kopjet e certifikuara, kopjet elektorinike të certifikuara dhe kopjet a autentifikuara si të pandryshuara në krahasim me origjinalet e tyre dhe dëshmitë forenzike të mbledhura nga një autoritet i listura në paragrafin 1 mund të jetë i pranueshëm në procedurat e para Tribunalit.
5. Raporti apo dëshmia e një dëshmitari ekspert e pranuar si dëshmi nga ICTY ose dëshmia e një eksperti përpara ICTY do të jetë e pranueshme për Tribunalin, pamarre parasysh nëse eksperti paraqet për të dhënë dëshmi verbale para Tribunalit.
6. Asgjë në këtë nen nuk do të cenoj të drejtën e të akuzuarit për të kërkuar pjesëmarrjen e një dëshmitari apo eksperti me qëllim të kros-ekzaminimit dhe ballafaqimit.
7. Dhoma Gjykuese nuk do të kërkojë prova mbi faktet të cilat janë njohuri të përgjithshme por do të bëj vrojtimin gjyqësor për ekzistencën e tyre
8. Dëshmitë e siguruara me mjete që janë shkelje të njohura ndërkombëtarisht të të drejtave të njeriut nuk do të jenë të pranuese nëse: (a) shkeljet rezultojnë në dyshime substanciale në besueshmërinë e dëshmive; ose (b) pranimi i dëshmive do të ishte jo-etik dhe do të dëmtonte seriozisht integritetin e procedurave.
9. Kur vendos për pranushmërinë dhe relevancën e dëshmive të mbledhura nga një Shtet ose autoritet Shtetërorë, Tribunali nuk do vendos për aplikimin e legjislacionit nacional të atij Shteti.

Neni 31 Hetim dhe përgatitja e padisë

1. Prokurori do të ketë kompetencën të zhvillojë hetime ndaj personave penalisht përgjegjës për veprat penale në juridiksionin e Tribunalit.
2. Prokurori do të ketë kompetencë të marrë në pyetje të dyshuarit potencialë, viktimat dhe dëshmitarët, të mbledh dëshmi dhe të zhvilloj hetime në vend-ngjarje. Në ushtrimin e këtyre detyrave, Prokurori mundet, sipas nevojës të kërkojë ndihmë nga autoritetet shtetërore të ndërlidhura.
3. Në rast të marrjes në pyetje, një i dyshuar nuk do të detyrohet të implikoj vetveten apo të pranojë fajin. Ai ose ajo, do të gëzojë të drejtat si në vijmë për të cilat do të informohet nga Prokurori para marrjes në pyetje, në një gju që ai ose ajo e flet ose e kupton:
a. Të drejtën për tu informuar se ekzistojnë dyshime të bazuara që ai ose ajo ka kryere një vepër penale që bie në juridiksion të Tribunalit;
b. Të drejtën për të qëndruar i heshtur, dhe që kjo heshtje nuk do të merret si shenjë në vendosjen e fajësisë apo pafajësisë së tij/saj dhe që të ketë kujdes sepse çdo gjë që thotë do të regjistrohet dhe mund të përdoret si dëshmi.
c. Të drejtën për të pasur ndihmën e një Avokati për përzgjedhur vetë dhe të merret në pyetje në prani të avokatit, duke përfshirë të drejtën për të pasur ndihmë ligjore nga Tribunali, pa pagesë nga ai/ajo në rast të mungesës së mjeteve të duhura financiare.
d. Të drejtën për të pasur ndihmën e një përkthyesi nëse ai/ajo nuk mund të kuptoj gjuhën e përdorur gjatë marrjes në pyetje.
4. Pas përcaktimit se ekziston një dyshim i bazuar që një person është përgjegjës penalisht për një vepër penale që bie nën juridiksionin e Tribunalit, Prokurori do të përgatitë padinë e cila përmban një përmbledhje koncize të fakteve dhe veprës apo veprave penale për të cilat akuzohet personi në pajtim me këtë statut. Aktakuza do t`i dorëzohet Gjyqtarit të Gjykatës së Procedurës Paraprake dhe duhet të shoqërohet nga dokumentet mbështetëse.

Neni 32 Kompetencat dhe funksionet e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake

Gjyqtari i Procedurës paraprake do ta rishikojë aktakuzën. Nëse mendon se ekziston dyshim i bazuar i mirë që është ngritur nga Prokurori, ai/ajo do ta konfirmojnë aktakuzën. Nëse ai/ajo nuk është i kënaqur, padia dhe akuzat do të hidhen poshtë. Nuk përjashtohet mundësia që konfirmimi i aktakuzës të kërkohet sërish nga prokurori nëse kërkesa mbështet në dëshmi shtesë.
2. Gjyqtari i Procedurës Paraprakë me kërkesën e Prokurorit mund të lëshoj urdhër për arrestimin ose transferimin e personave, dhe urdhra tjerë që mund të kërkohen për realizimin e hetimeve dhe përgatitjen e një gjykimi të drejtë dhe të shpejtë, duke përfshirë urdhrat për kushte speciale dhe hetime speciale.
3. Një person ndaj të cilit është konfirmuar akuza, me një urdhër apo udhërarrest, të njoftohet menjëherë për akuzat ndaj tij./saj, dhe të transferohet tek Tribunali, përveç nëse është lëshuar urdhërarresti dhe i akuzuari nuk është arrestuar. Nëse nuk është lëshuar urdhërarrest, i akuzuari do të ftohet të paraqitet në një seancë fillestare para Tribunalit.
4. Në seancën fillestare. Gjyqtari i procedurës paraprake do të lexojë aktakuzën, të ndahet i kënaqur që të drejtat e të akuzuarit janë respektuar, të konfirmojë që i akuzuari e kupton akuzën dhe t`i sugjerojë të akuzuarit të deklarohet mbi fajësinë/pafajësinë. Gjyqtari i procedurës paraprake se materialet që e mbështesin akuzën i janë dhënë të akuzuarit në nj gjuhë të kuptueshme për të.
5. Seancat do të jenë publike përveç nëse Gjyqtari i procedurës parapake vendos që seancat të jenë të mbyllura në përputhje me procedurat e dhomës së dëshmive.
6. Pasi të jetë konfirmuar aktakuza, dhe para se të filloj gjykimi, Prokurori, me lejen e Gjyqtarit të procedurës paraprake, apo Dhomës Gjykuese në bazë të nevojës, pas njoftimit të të akuzuarit mund ta amendamentojë aktakuzën.
7. Me kërkesë apo njoftim të palëve, Gjyqtari i procedurës paraprake, nëse është e aplikueshme mund të udhëzoje që të ketë bashkim ose ndragke të procedurave sa i përket aktakuzave ndaj më shuam se një të akuzuari.
8. Gjyqtari i procedurës paraprake, me kërkesën e secilit person të arrestuar ose që është ftuar që të paraqitet në procedurë, mund të lëshoj urdhra që janë të nevojshme për të ndihmuar atë person në përgatitjen e mbrojtjes së tij/saj.
9. Gjyqtari i procedurës paraprake, kur është e nevojshme mund të sigurojë mbrojtjen e privatësisë së dëshmitarit ose viktimës, apo me vetëiniciativë mund të lëshojë vendim sipas nevojës për përgatiten e një gjykimi të drejtë dhe të shpejtë.
10. Gjyqtari i procedurës paraprake, kur është e nevojshme mund të kërkojë bashkëpunimin e shteteve ose organizatave ndërkombëtare në bazë të nevojave.
11. Gjyqtari i procedurës paraprake, kur është e nevojshme, me kërkesën e njërës palë apo viktimës, apo me vetëinictiavë, mund të lëshojë vendim sipas nevojës për përgatitjen e një gjykimi të drejtë dhe të shpejtë.

Neni 33 Kompetencat dhe Funksionet e Dhomës Gjykuese

1. Pas seancës dëgjimore fillestare dhe pasi që të jenë zgjidhur të gjitha problemet me formën e aktakuzës dhe gjyqtari i procedurës paraprake të vendos që përgatitja e gjykimit mund të filloj, Kryetari do të themeloj një Dhomë Gjykuese e cila do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.
2. Nëse është e nevojshme për funksionimin efikas dhe të drejt, Dhoma Gjykuese mund t’i referojë Gjyqtarit të Procedurës Paraprake çështje të caktuara, ose nëse është e nevojshme ndonjë gjyqtar tjetër të caktohet nga Kryetari dhe Lista e Gjyqtarëve.
3. Dhoma Gjykuese do të sigurojë që gjykimi të jetë i shpejtë dhe i drejtë dhe që procedurat të zhvillohen në përputhje me Rregullat e Procedurës së Dëshmive

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu