Drejt Evropës së paqëndrueshme.

0
145

E gjithë dilema për një Evrope të Bashkuar është duke ardhur edhe si rezultat i fuqizimit në ekonominë globale të disa vendeve nacionale si Kina, India , Turqia e ndonjë vend tjetër, të cilët tashmë janë duke i zëvendësuar disa vende ekonomikisht të fuqishme të Evropës.

Fusnota, temë e radhës e cila ka nxitur debate të ashpra në skenën politike në Kosovë ,për t’u promovuar kush është më patriot e kush jo, si dhe kush është më mik me ndërkombëtarët e kush jo!. Në fakt ky debat është akumulim nga mosdija politike si dhe i mungesës së institucionit që bën politikë studimore pa ngarkesa të politikës ditore dhe partiake. Politika shqiptare në përgjithësi si në Kosovë dhe në Shqipëri është përqendruar me të madhe në bërjen e politikës me mandate zgjedhore, që paraqet një rrezik për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit , dhe kjo vjen si rezultat i mungesës së mekanizmave shtetbërës që bëjnë strategjinë politike dhe ekonomike në shtigje të gjata dhe që nuk ndikohen nga mentaliteti politik “Ne po e hamë këtë mandat e mandej le të bëhet çka të bëhet”, por që bëjnë strategji pa ju penguar partive që marrin besimin e qytetarëve në prioritet e tyre.

Kjo paaftësi e politikëbërjes sonë në përgjithësi, mendoj, se do te parashihte si të mundur, edhe atë që nuk është duke menduar askush në Kosovë dhe Shqipëri “shpërbërjen e Bashkimit Evropian”. Para se dikush te mendoje, se kjo është një fantazi e njerëzve që “ nuk kuptojnë në politikë” duhet që në mënyrë pragmatike dhe me gjakftohtësi t’i analizojmë zhvillimet politiko-ekonomike në Evropë dhe më gjerë. BE nga frika e ndikimit Rus në kontinentin e vjetër në gjirin e saj pranoi shtete që dikur i përkisnin ,”Traktatit të Varshavës,” pa qenë politikisht dhe ekonomikisht të përgatitura për familjen evropiane, që për pasojë kanë komplikuar funksionimin e idesë së Evropës së Bashkuar, ku simptomat e këtyre zhvillimeve kane filluar te krijojnë skepticizëm ne qarqet diplomatike për funksionim te mëtutjeshëm te këtij organizmi ku problemet e tij tashmë janë shumë evidente.

Kriza e Greqisë e shfaqur heshturazi ka filluar te këtë impakt edhe në vendet tjera te BE si ne Itali, Portugali,Spanjë dhe në disa vende tjera te ish bllokut komunist që tashmë janë pjese e BE, dhe kjo situate nuk është për t’u injoruar. Paraqitja e qëndrimeve këmbëngulëse si asnjëherë më parë e Gjermanisë dhe Francës si shtylla të rëndësishme për të ruajtur stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e BE tregon hapur se diçka nuk është duke shkuar në rregull në këtë union. Përveç gjermanëve dhe francezëve që ende i mbanë krenaria e të qenit me të fuqishmit e Evropës, cilido evropian tjetër jo-zyrtarisht dhe jo-publikisht e pranon se diçka nuk është duke shkuar në rregull me BE-në dhe nuk e përjashton rikthimin në të kaluarën e afërt të funksionimit të shteteve nacionale. E gjithë dilema për një Evrope të Bashkuar është duke ardhur edhe si rezultat i fuqizimit në ekonominë globale të disa vendeve nacionale si Kina, India , Turqia e ndonjë vend tjetër, të cilët tashmë janë duke i zëvendësuar disa vende ekonomikisht të fuqishme të Evropës. Kjo që theksova me lart , nuk nënkupton që ne të heqim dorë nga përpjekjet tona për integrim n BE, por paralel me këto angazhime, të mendojmë dhe të punojmë edhe për forcimin e shtetit dhe institucioneve, me prioritet integrimin mes shqiptarëve. Ne duhet te merremi me zhvillimin ekonomik te vendit, rregullimin e mirëqenies sociale , me zhvillimin energjetik i cili përbën një segment shume të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik te vendit dhe zbutjen e papunësisë, me luftën kundër korrupsionit dhe dukurive negative në shoqëri, me avancimin dhe ndërtimin e një sistemi arsimor te qëndrueshëm,zhvillimin në fushën e shëndetësisë, me ngritjen e vetëdijes qytetare për forcimin e shtetit ligjor llogaridhënien para ligjit, me përgjegjësinë në menaxhimin ne institucione, por kjo nuk duhet të mbetet komoditet që të mos mendojmë ,çka nëse dështon ideja për një Evrope te Bashkuar!.. Me gjithë atë shqiptaret nuk duhet të harrojnë se jetojnë në Gadishullin Ballkanik

 

Zafir Berisha kry. BD-se

 

Ish. Deputet ne Kuvendin e Kosovës

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu