“Drejtësia në rrjetin e merimangës” – Dokumentari i Indoks për ‘Kapjen’ e Sistemit të Drejtësisë

0
48

InDoks, sonte me fillim nga ora 20:10, në Rtv Dukagjini dhe Live në Insajderi, do të transmetojë dokumentarin “Drejtësia në rrjetin e merimangës”.

InDoks në këtë dokumentar do të shkojë thellë në lidhjet që kanë prokurorë e gjykatës senjorë, me prokurorë, gjyqtarë, e punonjës të tjerë të rinj të sistemit të drejtësisë që po i fitojnë pa ndërprerë konkurset publike.

Janë histori që nisin prej mbylljes së rasteve të rrahjeve nëpër shkolla për të bijtë e gjykatësve, e që prekin deri të ndikimet direkete në rastet më të mëdha të pasluftës, siç është aktakuza për veteranët mashtrues të UÇK-së e hetimi për “Dosjen e Shefave”-“Pronton”.

Sa i kontrollon politika e sa i përcaktojnë politikanët dhe të ardhmen e tyre njerëzit që e udhëheqin sot drejtësinë?

Si lidhen ata me Presidentin, Kryeministrin, e si poshtërohen nga ministra nën hetim për korrupsion?

Janë këto disa nga pyetjet që do të marrin përgjigje sonte në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi, në dokumentarin “Drejtësia në rrjetin e merimangës”, me autor Visar Duriqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu