`Dridh et’ PAN-i`

0
86

$Kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, thotë se nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma). Edhe Anton Berisha, nga AAK-ja, thotë se do të ishte i qëlluar një koalicion paszgjedhor mes “Vetëvendosjes” dhe AAK-së ndonëse me PDK-në kanë garuar në zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan sot, gazeta Zeri.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk pritet ta nxjerrin Kosovën nga kriza institucionale. Përkundrazi, pas rezultateve të ngushta midis tri blloqeve kryesore pritet të ketë një ngërç politik, i cili do ta pamundësojë krijimin e institucioneve të reja.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët madje nuk përjashtojnë mundësinë për prishje të ndonjë koalicioni parazgjedhor.

Nga ana tjetër, analistët konsiderojnë se zhvillimet e mëtutjeshme varen shumë nëse LDK-ja e partnerët e saj do ta mbajnë fjalën që të mos bëjnë koalicion me PAN-in (koalicioni PDK-AAK-Nisma), shkruan Zeri.

Kjo sipas tyre mund të sjellë mundësinë e krijimit të një koalicioni tjetër, ku nuk do të jetë fare prezent PAN-i.

Dy partnerët e koalicionit parazgjedhor të PDK-së, përkatësisht nga AAK-ja dhe nga Nisma, thonë për “Zërin” se nëse nuk u përmbushen kërkesat e tyre do të dalin nga koalicioni.

Madje për më tepër e shohin si të mundur një koalicion paszgjedhor edhe me lëvizjen “Vetëvendosje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu