Dritan Hila: Prek Cali hero? Po për vrasjen e 36 partizanëve, pse s’flet njeri?

0
136

Pas debatit për prishjen e godinës së mbetur nga shtëpia e Prek Calit, ka reaguar edhe Dritan Hila.

Sipas tij, Prek Cali në fakt, ka edhe anët e errëta të tij.

Një prej tyre, sipas Hilës, është pjesëmarrja në vrasjen e 36 partizanëve.

“Ne 15 Janar te vitit 1945 Batalioni i Pare i Brigades se I-re sulmuese po shkonte te vendoste autoritetin dhe kontrollin e Qeverise se Tiranes ne zonen e Vermoshit.

Ne uren e Tamares, Prek Cali dhe ndjekesit e tij iu zene prite, duke vrare 36 partizane te ketij batalioni bashke me komandantin e tij Heroin e Popullit, Fejzi Micoli.

Ishte humbja me e madhe ne nje beteje te vetme e ketij formacioni partizan ne gjithe historikun e saj.

Pas kesaj, Brigada e I-re beri krahemarrjen duke rrethuar agresoret dhe kapur rob Prek Calin, i cili u pushkatua.

Keshtu pra, qe ta shkruajme historine tamam, perpara se komunistet te vrisnin nje antikomunist, ky antikomunisti i kishte vrare ca komuniste te cilet deri ne ate moment nuk i kishin bere keq”, shkruan Hila.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu