‘Duke parë pushtetin që po e plaçkit vendin qytetarët po merren me grabitje’

0
155

Kosova është shndërruar në çerdhe të grabitësve muajt e fundit. Grabitjet me armë kanë terrorizuar punonjësit dhe klientët e bankave dhe të marketeve. Gjatë javës që lamë pas, gjatë përpjekjeve për të plaçkitur një bankë në Istog, një i dyshuar për grabitje dhe një polic i Kosovës humbën jetën gjatë një përplasjeje me arë. Një ditë më pas grabitësit e maskuar grabitën një bankë në Fushë Kosovë, derisa gjatë ditëve në vijim për çdo ditë është evidentuar plaçkitje e armatosur kryesisht nëpër qendra tregtare në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, gjatë 11 muajve të parë të vitit 2017 javë evidentuar 263 raste të grabitjeve, shkruan Gazeta “Zëri”.

Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë për “Zërin” se luftimin e veprës penale të “Grabitjes” duhet ta bëjnë personat në pushtet e jo, siç ka thënë ai, kjo luftë t’i lihet vetëm Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Është evidente që plaçkitjet e armatosura janë shpeshtuar. Është keq që e gjithë lufta ndaj kësaj dukurie i është lënë Policisë së Kosovës. Ky është një problem shoqëror. Fillimisht i gjithë pushteti duhet të marrë barrën e luftës, duke filluar nga dhënia e shembullit se si duhet ky vend dhe jo se si plaçkitet ai”, ka thënë ai.

Sipas tij, arsyeja kryesore që po ndodhin grabitje është se edhe vetë pushteti po plaçkit vendin. “Individë të caktuar duke parë pushtetin se si po e plaçkit këtë vend po mendojnë se edhe ata mund të bëjnë të njëjtën gjë vetëm se me metoda tjera. Kjo mendoj se është arsyeja kryesore që po ndodhin plaçkitjet në këtë kohë. Tjetra është edhe dështimet në sistem, që i bie që ka munguar përvoja e duhur dhe vullneti me kohë për t’u luftuar kjo dukuri”, ka thënë ai./ZËRI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu