Dy pamje të shqiptarëve

0
40

Sipër është një foto e rrallë e një shkolle vajzash në Elbasan me drejtorin e saj Dervish Hima në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore. Shkolla financohej nga Austria, e cila kishte hyrë në Shqipëri në muajt e parë të atij viti.

Dervish Hima ishte një personalitet liberal, i cili ndonëse i edukuar në Turqi, shfaqej si kundërshtar ekstrem i sundimit Osman në Shqipëri dhe si autor i shumë thirrjeve politike për një luftë mbarëkombëtare kundër Perandorisë Osmane.

Poshtë është një shkollë djemsh po në Elbasan, e drejtuar nga një hoxhë. Shkolla të tilla që dominonin në Shqipëri dhe në Kosovë, përcillnin frymën otomaniste dhe mbështeteshin nga zyrtarët e Stambollit, të cilët përpiqeshin të rikthenin në Shqipëri pozitat e humbura të Turqisë.

Në atë kohë, austriakët ishin në aleancë me Turqinë dhe nuk e kundërshtonin ndikimin turk në Shqipëri.

Kanë kaluar mbi një shekull nga koha kur janë marrë këto foto dhe fryma otomane ende e gjen rrugën për të ndikuar te fëmijët shqiptarë me mënyra të ndryshme, që nga të ashtuquajturat bamirësi e deri te predikimet nëpër xhami ku herë fshehurazi e herë hapur flitet për madhështinë e perandorisë së dikurshme osmane dhe për sulltanin e sotëm Erdogan.

Dervish Hima studjoi në Stamboll, e megjithatë ishte aq i zgjuar sa ta kuptonte me intuitën e tij se Shqipëria nuk i përkiste Lindjes, por Perëndimit, se e ardhmja e shqiptarëve nuk ishte Turqia dhe as shkretëtirat e Arabisë.

Siç duket edhe në foton e parë, ai mori guximin dhe qysh në vitin 1916 u bë promotor i edukimit të vajzave, ndryshe nga sa predikonte feja islame që e donte femrën të zhytur në errësirë. Ishte një patriot që sakrifikoi shumë dhe guximi i tij duhet admiruar. Shqiptarët kanë pasë nxjerrë burra që nuk luftonin për para, por për ndriçimin e kombit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu