Dyshime për dallavere e korrupsion për t’i dhenë drejtim trasesë së magjistralës Kijevë – Pejë

0
95

Ura e Balinces

Magjistralja Prishtinë – Pejë, e cila ka vitë qe nuk po përfundon dhe i ka kaluar të gjitha afatet e parapara,  tani ka nxitur një debat mes banorëve dhe grupëve të biznesit në fshatrat Rixhevë, Gllarevë dhe Qabiq. Banorët e këtyre fshatrave kanë ngritur dyshimet se grupet e bizneseve janë duke ofruar ryshfet milionësh për të ndryshuar trasenë e magjistralës, e cila ishte projektuar të shkonte mes fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Qabiq.

Sipas tyre, grupet e interest janë bashkuar dhe tani në bashkëpunim me zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, po përpiqen ta ndyshojnë planin dhe zgjerimin e rrugës ta vazhdojnë në magjistralen ekzistuese edhe pse kjo ka kosto shumëfish më të madhe për buxhetin e shtetit, shkruan infokusi.com.

Disa nga banorët e këtyre fshatrave kanë treguar se tani është iniciuar edhe një anketë, gjoja për të marrë opinionet e qytetarëve se ka do të ishte më mirë të shkonte traseja e autostradës dhe kjo po bëhët natën dhe në një far forme, me presion për t’i bindur banorët se ata janë që autostrada të zgjerohet në rrugën ekzistuëse. Kjo për faktin se kanë shumë interesa financiare, në koston e shpronësimit e po ashtu në rritjën e vlerës së bizneseve.

Zyrtarët e Ministrisë se Infrastrukturës e kanë konfirmuar se e kanë hapur mundësinë e shqyrtimit të dy oposioneve dhe po ashtu kanë treguar se anketa është financuar nga BERZH –i, por kjo sipas tyre po bëhët për shkak së prej 2010 kur është hartuar plani i zgjerimit të kësaj rrugë janë bërë shumë ndryshime.

Saranda Jusufi, Udhëheqëse e Divizionit për Komunikim Publik në Ministrinë e Infrastrukturës ka thënë për portalin “infokusi” se ministria është duke implementuar projektin e Zgjerimit të rrugës Nacionale N9 – Segmenti : Kijevë – Pejë .

Sipas saj, nga Zahaqi deri në hyrje të Pejës , Ministria ka kontraktuar 6.7 km për zgjerimin e rrugës Nacionale N9 .  “Në këtë Segment  përcjellet traseja e vjetër dhe bëhet zgjerimi i rrugës , kryesisht në të dy anët e rrugës ekzistuese. Punimet do të fillojnë në kë vit”, ka thënë Jusufi për “infokusin”.

Ndërsa, nga Klina deri në Pejë , siç ka treguar ajo ministria e Infrastrukturës ka hartuar projektin në vitin 2010.

“Nga viti 2010 , gjendja  në rrugën ekzistuese ka ndryshuar dukshëm dhe janë ndërtuar objekte banimi dhe të biznesit , përgjatë rrugës ekzistuese. Në bashkëpunim me ËBIF (Ëestern Balkan Investment Frameëork) dhe BERZH-in, ka filluar Plotësimi i Studimit te Fizibilitetit dhe Ndikimit Mjedisor për segmentin Kijeve – Zahaq (30 Km) , si dhe  plotësimi i projektit zbatues. Kompania Konsulente duke vleresuar kriteret teknike dhe mjedisore ,  ka dorëzuar  variantet per trasene nga Kijeve – Zahaq,  e cila duhet te miratohet dhe me pas te perfundoj edhe pjesa e Studimit te Fizibilitetit”, ka thënë Udhëheqësja e Divizionit për Komunikim, Saranda Jusufi .

Sipas saj, BERZH –i ka angazhuar konsulent të pavarur, të cilët janë duke punuar në studimin e  fizibilitetit të rrugës dhe ndikimin social dhe   mjedisor. Si pjesë e aktiviteteteve të Konsulentëve është edhe anketa e cila bëhet me banorët, përfaqësuesit e bizneseve dhe përfaqësusit e nivelit lokal  lidhur me opsionet e trasesë së ardhëshme të rrugës.

“Ministria e infrastrukturës është në dijeni për aktivitet e konsulentëve të angazhuar nga BERZH-i. Konsulentët rregullisht  e Informojnë Ministrinë e Infrastrukturës për  aktivitet e tyre. Rezultatet e deritanishme te Studumit te Fizibilitetit i japin dy varianta te trasese te cilat i plotesojne kriteret teknike dhe ambientale te BERZH-it. Gjate ketij viti duhet qe te aprovohet traseja definitive e rrugës  Nacionale N9 , nga Kijeva deri në Zahaq. Pas përfundimit të këtyre Studimeve, planifikohet që  te vazhdohet me  implementimin e projektit”, ka pohuar Saranda Jusufi. /infokusi.com/

Magjistralia Prishtine Peje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu