E pranon dhe Gaxherri: VV-ja është fuqizuar!

0
82

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri e cila njëherit është kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, pohon se është “fuqizuar” Lëvizja Vetëvendosje, me duhet te them se Levizja “Vetevendosje” esht fuqizuar dukshem.

“Duhet të pranojmë se VV-ja ka pasur një ngritje të madhë. Pres që VV-ja të bëhet me serioze dhe i uroj sukses në këtë proces zgjedhor. VV-ja ka hapësirë dhe mundësi me pas një subjekt më të shëndetshëm në të ardhmen”, ka deklaruar ajo në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.

Gaxherri më tej ka theksuar se koalicioni parazgjedhor ndërmjet LDK-së AKR-së dhe Alternativës, janë në garë me koalicionin e partive të ‘krahut të luftës’, PDK-AAK-NISMA.

“Koalicioni, PDK-AAK-NISMA është bërë nga friga e këtij koalicionit të vogël, pra kështu po e quaj koalicionin e LDK-së, sepse i është frikësuar humbjes”, u shpreh ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu