E pranon Konjufca: Po unë e hodha gazin lotsjellës

0
397

Konjufca

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka pranuar se ai sot ka e hedhur gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“Po, kam hedhur gaz lotsjellës bashkë me deputetët të tjerë. Eshtë veprim kolektiv i i opozitsës. Të tjerë kanë bërë njëjtë para meje, do të bëjnë edhe pas meje me siguri. Kemi marrë vendim se kush do të hedh gazin”, ka deklaruar Konjufca, transmeton “Zëri”.

Ai po ashtu ka thënë se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të vazhdohet ndonjë seancë. Konjufca tha se me këtë janë duke ia bërë me dije Qeverisë që ti kundërshtoj marrëveshjet e arritura në Bruksel.

“ Ne paralajmëruam se do ta ndërpjrejmë ashtu siç kemi bërë edhe herët e kaluara kjo me qëllim që të ushtrohet trysni ndaj qeverisë kjo të tregohet se marrëveshjet janë të dëmshme dhe të pakalueshme. Që këto dy marrëveshje të mos mund të zbatohen. Ato nuk janë të drejtuara individualshit ndaj askujt. Qëllimi është vetëm sa për ta pamundësuar kuvendin për ta paralizuar qeverinë brenda kuvendit. Ne po përpiqemi që aty ku jemi dhe ku veprojmë të mund të pengojmë punën e qeverisë me shpresë që qeveria ta merr këtë si një lloj presioni për ti parandaluar këto dy marrëveshje”, deklaroi Konjufca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu