E vetmja gje e menqur qe Hashim Thaqi thot per 10 vite

0
249

Hasha

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 8 Shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Avancimit të Shkrim-Leximit, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se shënimi i kësaj dite është me shumë rëndësi për Kosovën, e vetmja gje ne dhjete vitet e fundit që Hashim Thaqi ka then diqka te menqur.

Ai ka thënë se me ta formuar qeverinë e re do ta nisin hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse, që do të synojë të ndërtojë shprehi sa më të mira të leximit dhe një konsum sa më masiv të librit në Kosovë. “8 Shtatori është Dita Ndërkombëtare e Avancimit të Shkrim-Leximit dhe shënimi i kësaj dite është me shumë rëndësi për Kosovën. Leximi është vendimtar për zhvillimin e burimeve tona njerëzore sepse mundëson procesin e të mësuarit, përmirëson mendimin kritik të çdo personi, shton aftësinë për të përvetësuar dhe kuptuar informacion, rrit inteligjencën emocionale dhe empatinë e qytetarëve që nëpërmjet leximit arrijnë të kuptojnë këndvështrime të njerëzve të tjerë të ndryshëm nga ata. Si pjesë e ‘Misionit të Ri’ të ndërtimit të një ekonomie të zhvilluar të mbështetur në burime cilësore njerëzore, me të formuar qeverinë e re ne do të nisim hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse që do të synojë të ndërtojë shprehi sa më të mira të leximit dhe një konsum sa më masiv të librit në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu