Edhe sivjet kurbanët u therën në kushte të rënda higjienike

0
152

Në kushte tejet të rënda higjienike, në pellgje gjaku ku kundërmon gjithçka, edhe këtë festë janë therur kurbanët, si ritual i Festës së Kurban Bajramit.

Megjithatë, i stërmbushur këtë të martë ka qenë tregu i kafshëve në Prishtinë.

Menjëherë pas faljes së Namazit, ashtu siç e do tradita në këtë besim, shumë besimtarë pas faljes ia kishin mësyrë tregut.

Flasin më shumë për çmimet që edhe këtë vit, sipas tyre, janë rritur.

Mirëpo, tregtarët ankohen. Thonë se, edhe pse çmimet sipas tyre jane te arsyshme, ka rënë shitja e deshve.

Kushtet në të cilat këtë të martë u flijuan shumë kafshë i kanë shtyrë disa prej blerësve që ta rishqyrtojnë vendimin për të blerë një kurban.

Inspektoratet si gjithnjë pushojnë në festa dhe askush prej tyre, qoftë ata sanitarë, qoftë inspektorët e tregut, nuk janë shfaqur në këto anë.

Rituali i Festës së Kurban Bajramit fillon me faljen e namazit të Bajramit herët në xhami, pastaj vazhdon me prerjen e kurbanit, duke përfunduar me vizitat tek të afërmit, fqinjët, shokët dhe miqtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu