Egjipt, ish presidenti Mubarak pritet të paraqitet sot në gjykatë

0
182

Ish presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak ka marrë një thirrje për paraqitjen në gjykatën e Kajros për tu marrë në pyetje. Këtë gjë raporton gazeta egjiptiane al-Ahram duke cituar ministrin e brendshëm. Prokuroria ka lëshuar një fletë thirrje të dielën për hetimin mbi përfshirjen në vrasjen e protestuesve dhe përvetësim të fondeve publike, por presidenti i larguar ka mohuar ato duke i cilësuar gënjeshtra.

Ministri Mansour el-Essauy tha se Mubaraku duhet të japë dëshmi për akuzat ndaj tij në gjykatën që ndodhet në një lagje të lindje të Kajros. Ai ka bërë të ditur se nuk e di përgjigjen e Mubarakut mbi këtë thirrje. Djemtë e Mubarakut, Alaa dhe Gamal gjithashtu janë thirrur për të dëshmuar. Disa vende kanë ngrirë asetet e familjes së Mubarakut dhe kolegëve të tij.

Mubaraku, pas largimit nga detyra me 11 shkurt ka qëndruar në një resort në Sharm el-Sheikh pasi atij dhe familjes i është ndalur fluturimi, pasi prokurorët të kenë hetuar për çështjet kundër tij. Ministri i Drejtësisë, Mahmoud al-Guindy ka bërë të ditur se një delegacioni po udhëton nëpër disa vende të huaja në përpjekje për të bërë një inventar mbi asetet e Mubarakut, që janë ruajtur jashtë vendit. Ministri është shprehur se Mubaraku kishte rënë dakord që hetuesit të kishin të drejtë marrje informacioni për pasurinë dhe llogaritë e tij bankare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu