Ekskluzive | Arrestohet njeri nga personat më të rrezikshëm në Kosovë

0
135

Pas gjashtë muajsh kërkimi është arrestuar njeri nga personat me rrezikshmëri me të lartë që dyshohet të këtë qenë i përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura në Kosovë.

Fjala është për 27 vjeçarin nga Vushtrria Leotrim Latifin, i cili është arrestuar nga Policia e Malit të Zi.

Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta” burime brenda Ministrisë së Drejtësisë.

Për gjatë kohës sa ndodhej në arrati Latifaj, disa herë ishte paraqitur drejtpërdrejt në rrjetin shoqëror “Facebook” duke u tallur me Policinë e Kosovës.

Vendet për të cilat Prokuroria pretendon se të dyshuarit nën kërcënim të armëve kanë grabitur janë: “Teb Bankë”, “Kep Bankë”, “NLB Bankë”, “Slovenia Petrol”, “Hib Petrol”, “Star Club”, “Star Kazino”, “Cazino Star”, “Albi Mall”, kazino “ACT”, bastore “ACT”, kazino “Eurogame”, kazino “Las Vegas”, “IP Petrol”, kazino “Cojota”, lokali “Apex Club”, “Lloto Sport”, si dhe motel “Flamingo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu