Ekskluzive: Dyshohet se prindin e kanë gjallë, figurojnë në listat e shoqatave për regjistrim në UP

0
71

OVL - UCK

Disa nga kandidatët dyshohet se kanë prindërit e gjallë, por figurojnë në listën e Shoqatave të dala nga lufta (Dëshmorëve). Këta kandidatë nuk kanë sjellë dëshmi në Rektorat të Universitetit të Prishtinës (UP) për të vërtetuar nëse prindin e kanë dëshmorë apo jo.

Në numër jo të vogël Rektorati ka identifikuar disa kandidatë në Fakultetin e Mjekësisë që bëjnë pjesë në listën e shoqatave të dala nga lufta, përaktësisht atë të dëshmorëve ndërsa po ashtu nuk posedojnë certifikatë që dëshmon vdekjen e prindit-rënien e tij gjatë luftës në Kosovë.

Burime të gazetës brenda Rektoratit në kushte anonimiteti kanë deklaruar për “Zëri” se vetëm në Fakultetin e Mjekësisë janë disa kandidatë që edhe pas kontaktimit për verifikim nga zyra përkatëse e Universitetit nuk po sjellin certifikatë për vdekshmërinë e prindit.

“Zëri” ka siguruar një listë me disa nga emrat që për shkak të verifikimit që po vazhdon ende edhe nëpër njësi të tjera akademike po i publikojmë vetëm me iniciale.

L.SH. kandidatë në Fakultetin e Mjekësisë në listë i figuron prindi i vrarë, por ai nuk ka sjellë dokument për të vërtetuar këtë, A.Z. emri i prindit të saj është tjetër dhe tjetër ai në listën e dëshmorëve, kurse mbiemri i ngjashëm ( i vrarë del se është axha),  E.J. as në lista nuk i figuron emri i prindit dëshmorë (të dy prindërit i ka gjallë), E.G. nuk posedon dokument se ka prindin dëshmorë, A.GJ. po ashtu nuk ka dëshmi për vdekjen e prindit (e ka gjallë), V.A. ka deklaruar prindin e vrarë nuk ka dokument, T.J , po ashtu nuk ka sjellë dokument ( të dy prindërit e gjallë) , A.H. nuk ka sjellë dokument se ka prindin e vrarë, ndonëse ka deklaruar se do të sjellë nuk ka ardhur asnjë më në UP, M.H., ka deklaruar si të vdekur nënën, por me një mbiemër si të sajin ndodhet në listat e dëshmorëve vetëm një mashkull dhe asnjë femër me emër siç ka dhënë ajo se është dëshmore nuk ka, J.A. nuk ka sjellë vërtetim, M.P, nuk ka sjellë vërtetim…,etj.

Disa nga studentët që bëjnë pjesë në listë të kandidatëve që vijnë nga kategoritë e luftës, dyshohet se kanë prindërit gjallë madje në marrëdhënie pune. Gazeta ka provuar të kontaktojë disa prej tyre, disa kanë deklaruar se numri i rënë është gabim e të tjerë nuk janë lajmëruar. I kontaktuar nga “Zëri” rektori Ramadan Zejnullahu shkurt përmes telefonit është përgjigjur se kandidatët që bëjnë pjesë në listat e shoqatave po verifikohen nga Administrata Qendrore e Universitetit duke iu kërkuar dëshmi. Zejnullahu tha se rezultatet e para të verifikimit kanë ngjallë shumë dyshime për vërtetësinë e listave./Zeri/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu