EKSKLUZIVE: Ramush Haradinaj takohet me Labinot Tahirin

0
81

 

Burime të gazetës “Zëri” konfirmojnë se në këto momente kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim me deputetin e LAA-së, Labinot Tahiri në Hotel “Emerald”.

Në këtë takim po merr pjesë edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Megjithëse nuk dihet tema e diskutimit, kjo bisedë në këto momente lë të kuptohet se ata janë duke biseduar në lidhej me krijimin e Qeverisë së ardhshme për të cilën Haradinaj ka thënë se do të formohet javën që vjen.

Jo zyrtarisht “Zëri” merr vesh se deputeti i AKR-së, i cili është pjesë e koalicionit LAA, Labinot Tahiri, është njëri nga deputetët që do të votojë pro qeverisë Haradinaj në seancën për krijimin e Qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu