Ekskluzive:Kjo është banda e Gruevskit që sulmoi Selën e Zaevin? (Foto)

0
67

Rreth 83 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e Shkupit – 54 qytetarë, 25 policë, 3 deputetë dhe një gazetar – pas trazirave në Kuvendin e Maqedonisë, ku bandat e kryetarit të VMRO’së, Nikolla Gruevski sulmuan deputetët shqiptarë dhe ata të LSDM’së, pas zgjedhjes kryetar Kuvendi të Talat Xhaferit, shkruan Periskopi.  

Qindra protestues me organizim të iniciativës për “Maqedoni të përbashkët” kanë hyrë në Parlamentin e Maqedonisë  dhe mjete të forta si shufra metali e karrige kanë goditur deputetët.

Në krye të kësaj inciative, e cila edhe po organizon protestat anti-shqiptare në Maqedoni qëndron Goran Angeloff, shkruan Periskopi.

Pas atyre trazirave në Kuvend, Policia ka arrestuar 8 persona, për të cilët dyshohen se janë dirigjuar nga partia e Gruevskit VMRO.

Ka pasur reagime të shumta, në të cilat thuhej se pjesë e inskenimit të dhunës në Parlamentin e Maqedonisë janë dhe forcat policore të cilat kanë lejuar hyrje të papenguar të protestuesve në Kuvend.

Këto janë disa fotografi të reja të ‘bandës së Gruevksit’ që kanë kryer sulmet në Kuvend, të cilat i ka siguruar Periskopi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu