Eksperti i CNN: Putini e rrëmbeu aeroplanin MH 370 dhe e fshehu

0
85

Harta

Aeroplani i zhdukur i Malaysia Airlines MH 370 është rrëmbyer me urdhër të Vladimir Putinit dhe më pas në mënyrë të fshehtë ka ateruar në Kazakistan.

Jeff Wise, eskpert i fluturimeve në CNN, ka deklaruar se rrëmbyesit e kanë hakurar navigatorin e aeroplanit në mënyrë që të dërgojë të dhëna sikur Boing-u po shkon në drejtim tjetër, ndërsa pikërisht ka ateruar në kosmodor Bajkonur të cilin në Kazakistan e kanë huazuar rusët.

Duhet kujtuar se menjëherë pas zhdukjes se aeroplanit malajzias, kryeministri i këtij vendi i ka dërguar lutje autoriteteve në Kazakistan që të hetojë nëse ka ateruar atje, mirëpo Kazakistani zyrtar asnjëherë nuk i kanë kthyer përgjigje në këtë lutje.

Jeff Wise

Jeff Wise

“Kazakistani nuk ka pasjisje të nevojshme dhe mundësi që të bëjë një hetim të tillë. Por Rusia nga ana tjetër mund të bëjë këtë”, ka thënë Wise.

“Në MH 370 gjendeshin tre persona të cilët ishin të kombësisë ruse. Dy prej tyre kishin pasaporta ukrasinase me adresë në Odesa. A janë pikërisht ata dy pjesëtarë të njësiteve speciale apo agjentë me detyra të fshehta”, pyet Jeff Wise për Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ai e pranon se nuk e di pse Putinin dëshironte ta rrembente aeroplanin dhe e pranon se teoria e tij është paksa e çuditshme.

“Ndoshta Putini ka dëshiruar t’i demonstrojë Amerikës, e cila i vendosi sanksione Rusisë, se mund t’i bëjë dëm Perëndimit dhe të gjithë aleatëve të tij çdokund në botë. Ndoshta në anën tjetër ka dëshiruar që ta rrembejë ndonjërin nga udhëtarët, ndoshta rrëmbimi ka pasur ndonjë domëthenie strategjike. Ose Putini do që një ditë ai aeroplan të shfaqet i mbushur me eksploziv”, thotë Wise.

wisee2

Vendi ku dyshohet se ka ateruar MH 370

MH 370 sigurisht është rrëmbyer, pasi që besohet se sistemi i komunikimit është shkyqur qëllimisht, dhe se trajektorja e fluturakes qëllimisht është ndryshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu