Ekspertiza nga Austria vërteton manipulimet e video incizimit rreth rastit Dehari

0
57

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi në një postim të vetin në facebook ka hedhur poshtë gjetjet e ekspertizës nga Austria për video – incizimet në burgun në Qendrën e Paraburgimit Prizren ku, para dhjetë muajsh vdiq Astrit Dehari.

“Edhe nga vetë ekspertiza e Entit Federal të Kriminalistikës të Austrisë, e të siguruar nga Prokuroria, vërtetohen manipulimet e video incizimit, dhe atë duke konstatuar në ekspertizë se ka pasur ndërprerje të vulave kohore të 6 video fajllave, ka shkruar Gashi duke theksuar se “Prokurori i rastit asnjëherë nuk na ka njoftuar se ku i ka dërguar video incizimet për analiza, edhe pse këtë e ka obligim ligjor”

Ky është postimi i plotë i Gashit:

SOT BËHEN 10 MUAJ NGA VRASJA E ASTRIT DEHARIT

Edhe pse sot janë mbushur 10 muaj nga vrasja e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ende sot ka deklarime të pavërteta rreth vrasjës, e fundit është ajo se kinse rezultati i ekspertizës së video incizimeve të kamerave të burgut nuk janë minipuluar.

Prokurori i rastit asnjëherë nuk na ka njoftuar se ku i ka dërguar video incizimet për analiza, edhe pse këtë e ka obligim ligjor.

Por edhe nga vetë ekspertiza e Entit Federal të Kriminalistikës të Austrisë, e të siguruar nga Prokuroria, vërtetohen manipulimet e video incizimit, dhe atë duke konstuar në ekspertizë se ka pasur ndërprerje të vulave kohore të 6 video fajllave…

Të gjitha çështjet teknike dhe çështje të tjera do të vërtetohen me rastin e hetimeve të pavarura jashtë Kosovës në ndonjërin prej Instituteve të shteteve të BE-së apo SHBA-së, siç edhe thotë Rezoluta/Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës i datës 20.12.2016, e të cilin Qeveria nuk e zbatoj kurrë, duke pretenduar se Instituti i Mjekësisë Ligjore nga Zvicra, nuk mund të angazhohet si Institut i përzgjedhur nga familja Dehari, pasi që Zvicra nuk është anëtare e BE-së.

Angazhimi i Institucioneve të Specializuara jashtë Kosove për hetime të pavarura dhe ekspertiza të pavarura, lidhur me vrasjen e Astrit Deharit, është peng i formimit të Qeverisë së re të Kosovës për zbatimin e Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu